web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bylykbashi: Nuk e lë mandatin e deputetit për kryetar Bashkie në Durrës

24 Shkurt 2015, 21:31, Politikë CNA

Oerd Bylykbashi ka deklaruar se nuk do ta ndërpresë mandatin e deputetit të Partisë Demokratike për të tentuar atë të kryetarit të Bashkisë së Durrësit. Për ORA NEWS, Bylykbashi tha se ai do të vijojë të përfaqësojë qytetarët e Durrësit në parlament.

Për të zgjedhurit vendorë, vlerëson votën si matës të suksesit, ndërsa për kufizimin  e mandatit Bylykbashi thotë se duhet diskutim. Ndërsa si kryetar i Komisionit për dekriminalizimin e e Kuvendit, Bylykbashi tha se të premten do të tentohet mbledhja e parë, ndërsa në punën e tij komisioni do të kërkojë edhe ndihmën e ndërkombëtarëve.





Lajmet e fundit nga