web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lëvoret e frutave të dobishme, ja arsyet

25 Shkurt 2015, 13:49, Lifestyle CNA

Lëvoret e frutave përmbajnë vlera të larta ushqyese. Në ketë përfundim kanëe arritur hulumtuesit të cilët kanë zbuluar se acidi i cili e mban lëvoren e mollës të shkëlqyer, na jep më shumë vlera për shendet se sa vetë brendësia e mollës, duke filluar nga forcimi i muskujve deri te mbajtja nën kontroll e kolesterolit dhe sheqerit.

Por mollët nuk janë të vetmet të cilat kane lëvore të dobishme. Hajeni lëvoren e pjeshkes dhe do të merrni nga ajo vlera te pasura ushqyese, gjithashtu fërkojeni fytyrën me të që të keni lekurë shkelqyese. Nese keni gërvishtje ose diçka të ngjashme vendosni mbi të levoren e bananes, dhe do t?ju shërohet më shpejt. Nëese ju pickon mushkonja, kjo levore çudibërëse do të qetësojë kruarjen. Po ashtu përdorni levoren aromatike të sheges duke e prerë në copa të vogla, duke i tharë dhe më pas rregulloni me to këndin tuaj të vogël aromatik. Nëse keni dhimbje në stomak ziejeni lëvoren e shegës në ujë dhe shtoni kanellë. Kur të ftohet pini nga pak 3 herë në ditë.

Por vlerat e levoreve nuk mbeten këtu pasi ato mund të përdoren edhe si preparate natyrale për lëkurën e madje edhe për lustrimin e këpucëve.





Lajmet e fundit nga