Rochelle Humes një mami e “shijshme” në Dubai
Rochelle Humes mund të cilësohet si një mami e “shijshme”, t...
Jeni plot energji dhe fjalë shumë në punë, por pasi ktheheni në shtëpi, parapëlqeni të heshtni në vend që të komunikoni me familjarët tuaj? A dukeni si dy njerëz të ndryshëm në punë dhe në shtëpi? Po të keni ?simptoma? të tilla prej kohësh, mbase jeni prekur nga ?sëmundja? e heshtjes pas punës. Megjithëse kjo nuk do të thotë se keni ndonjë sëmundje mendore, shtimi i kësaj dukurie në shoqërinë kineze po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e publikut.
27-vjeçarja Ye dhe i shoqi punojnë në qytetin Dongguan të Kinës Jugore. Burri i Ye-së, që shquhet në punën e vet, u ngrit shpejt në postin e drejtuesit të njërit prej departamenteve të kompanisë ku punon. Por, me shtimin e punës, ai nisi të dukej gjithnjë e më i heshtur pasi kthehej në shtëpi. Në fillim Ye përpiqej të ndante me të shoqin gëzimet ose gjërat interesante që kishte hasur a dëgjuar në punë e në jetë. Por, pasi pa se ai nuk tregonte interes, por vetëm reagonte pa shumë entuziazëm, edhe ajo zgjodhi heshtjen në shtëpi.
Kurse znj. Tong, një punonjëse e marrëdhënieve publike në një kompani tjetër në Dongguan, e zbuloi ndryshimin te vetja. Gjatë tre vjetëve që punon në departamentin e lidhjeve me jashtë të firmës, asaj i duhet të flasë shumë në punë dhe ka filluar gradualisht të bisedojë më pak me njerëzit e shtëpisë. ?Pas punës dua vetëm të dëgjoj muzikë ose të luaj lojëra në kompjuter. Nuk dua të flas me njerëzit e familjes, dëgjimi i muzikës është mënyra më e mirë për t?u çlodhur?, thotë ajo.
Faktikisht, këto dy raste nuk janë të vetmet. Sipas një sondazhi të publikuar ditët e fundit nga gazeta ?Rinia kineze?, mbi 80 % e 2750 të pyeturve që jetojnë në qytete të mëdha dhe të mesme të Kinës, kanë simptoma të heshtjes pas punës. Mbi 3/4 pohojnë se kanë njerëz të tillë ndër të njohurit dhe mbi 40 % u shprehën se kanë shumë të njohur që paraqesin ?simptomën? e heshtjes pas një dite pune.
Nga rezultatet e sondazhit del gjithashtu se të rinjtë janë grup-mosha që ?mbyll gojën? më shumë pas punës. Nga ana e profesionit, mësuesit, mjekët dhe ata që punojnë në teknologjinë e informacionit janë të prekur më rëndë nga heshtja pas punës.
Por, pse ndodh kështu në Kinë?
1Arsyeja kryesore është ritmi i shpejtë i jetës dhe trysnia e madhe në punë. Kompania britanike ?Regus? publikoi në prillin e sivjetshëm rezultatet e një sondazhi me më shumë se 16 mijë punonjës në botë, sipas të cilave, mbi 3/4 e kinezëve të pyetur pohuan se ndodhen para më shumë presioneve se vjet, duke zënë vendin e parë ndër të 80 vendet e rajonet ku u zhvillua sondazhi. Kurse një raport i rrjetit të njohur social ?Renren? tregon se mbi 70 % e të pyeturve ndihen të lodhur nga puna. Kjo lodhje i bën njerëzit të humbin gjallërinë dhe interesin për të komunikuar me të tjerët.
Lidhur me këtë dukuri, disa konsulentë karriere vënë në dukje se jo vetëm trysnia, por edhe personaliteti, si edhe profesionet që kërkojnë më shumë që të flasësh, mund të shkaktojnë simptomat e heshtjes pas punës. ?Në shumë raste kjo është një dukuri që nuk përbën ndonjë problem të madh, sepse pas mbarimit të një dite pune me shumë zhurmë dhe fjalë, është e natyrshme që ata duan të gjejnë qetësi në shtëpi?, thorë psikologia Wang Qian.
Megjithatë, një simptomë e tillë afatgjatë ka filluar të dëmtojë familjet dhe lidhjet shoqërore të të prekurve prej saj në Kinë. Po shtohen çiftet që kërkojnë divorc për shkak të mungesës së komunikimit me atë që duhej të ishte gjysma më e mirë e tyre. Gjithashtu, shumë prej të intervistuarve që pohuan se rrinë pa folur në shtëpi, u shprehën se po humbasin interesin e pasionin për jetën dhe se grindjet po ndodhin edhe më shpesh në familjet e tyre.
Znj. Wang Qian paralajmëron: ?Megjithëse ndenjia pa folur ndonjë ditë nuk është problem i rëndësishëm, nëse shfaqet për një kohë të gjatë, për shembull për një muaj ose gjysmë viti, duhet t?i kushtojmë vëmendje, pasi një heshtje e tillë e gjatë mund të shkaktojë sëmundje të rënda mendore, si depresioni etj.?
Për të përballuar ndikimet negative të sjella nga ky problem, psikologia Wang jep këshilla konkrete: ?Komunikimi është mënyra e mirë për të lehtësuar trysninë. Nëse nuk doni të flisni shumë pas punës, mund të gjeni rrugë të tjera për të rimarrë energji dhe për t?u çlodhur. Përpiquni të përsosni përmbajtjen e jetës pas punës. Për shembull, shoqërojini familjarët tuaj të bëjnë pazar, sepse ju mund të qëndroni pa folur shumë, por shoqëria dhe prania juaj mund të krijojë një atmosferë të ngrohtë dhe më të sigurt për anëtarët e familjes suaj. Mund të lini edhe takime me miq të ngushtë gjatë javës ose muajit, duke ripërtërirë energjitë.?
Rochelle Humes mund të cilësohet si një mami e “shijshme”, t...
Vendosja e fëmijëve në timon, në prehër ose mospajisja me rr...
Si një nga femrat më të bukura në botë, padyshim që edhe ajo...
Jo vetëm fustanet e aksesorët, por edhe modelet e flokëve ja...
Këngëtarja me origjinë nga Kosova Rita Ora, është kthyer në ...
Astma bronkiale është sëmundja më e shpeshtë kronike e rrugë...
Nuk ka dyshime që asaj i shkon cdo ngjyrë e përdorur në rrob...
Kur një femër buzëqesh dhe prek një pjesë të trupit, kjo duh...
Keni parë ndonjëherë kaq shumë shoqëruese nusesh apo dhëndri...
Ajo është 40 vjeç por mbetet përsëri një femër seksi. Bëhet ...
Ajo është në pritje të fëmijës së parë, që do ta lind pas dy...
Në Kanada dhe pikërisht në Montreal, është hapur një shkollë...
Teksa bota vlerësonte arritjejt kinematografike të vitit që ...
Nëse ju ndonjëherë dëshironi të largoheni nga jeta e qytetit...
Familjes së bukur të Victoria’s Secret, po i shtohet një ëng...
Si një nga aktorët që kishin punuar më shumë këtë vit, ai pa...
Një kërkim ka ardhur në përfundim që koha më e mirë për të s...
Aktorja Charlotte Crosby, e cila do të nis një tjetër serial...
Vajza e madhe e familjes Kardashian, seksi Kim ka bërë në 20...
Trupat e femrave janë më të përshtshme për t’u kujdesur për ...
Hetimet e thelluara që SPAK-u kreu për Ajola Xoxën dhe Eri...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka ndarë pak minuta më parë një thirrje ...
Një konflikt me sende të forta ka ndodhur mes dy personave...
Policia ka reaguar në lidhje me vrasjen e shtetasit A.B. n...
Drejtori i Policisë së Tiranës, Oliger Torba, ka dhënë një...
Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Komanda qendrore e ushtrisë së Iranit njoftoi për ndaljen ...
Qyteti i Utsunomiya, rreth 100 kilometra në veri të Tokios...
Të paktën 32 persona kanë humbur jetën pasi një tërmet me ...
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian (BE) t...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Transfertat ndërkombëtare të nisura nëpërmjet sektorit ban...
Kursi i këmbimit mes euros dhe lekut e ka nisur javën në r...
Sektori i ndërtimit po kalon një periudhë sfiduese. Edhe p...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...