web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Presidentja kroate i kërkon dorëheqjen kryeministrit

23 Shkurt 2015, 16:52, Aktualitet CNA

Presidentja e re e Kroacisë, Kolinda Grabar Kitaroviç i ka kërkuar kryeministrit të vendit, Zoran Millanoviç, të japë dorëheqje, duke thënë se ai ka dështuar të ringjallë ekonominë e shkatërruar, edhe pas tre vjetësh në detyrë.

Grabar Kitaroviq ka fituar zgjedhjet presidenciale në muajin janar si kandidate e partisë opozitare HDZ.
Ajo është zotuar se do ta stimulojë qeverinë e udhëhequr nga Social-Demokratët që të bëjë më shumë për ekonominë e Kroacisë, e cila është në recesion qysh në vitin 2009.
?Pas një analize të plotë dhe konsultimeve me ekspertë të ekonomisë, presidentja ka konstatuar se propozimi më konkret për t?i dhënë fund krizës në Kroaci është dorëheqja e kryeministrit?, ka thënë Zyra e presidentes kroate përmes një deklarate dërguar mediave.





Lajmet e fundit nga