Sot tubimi i 48-të kundër qeverisë/ Ja kur mbahet protesta e radhës para Kuvendit
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Ditën e sotme mbahet protesta e 48 radhazi kundër qeverisë...
Nga Jorida TABAKU*
Sot ne emer te grupit parlamentar te Partise Demokratike diskutova ne lidhje me ligjin per QKR dhe shpreha se jemi në mbështetje në parim të Ligjit të propozuar sot, për Qendrën Kombëtare te Regjistrimit. Së pari, sepse kjo është një punë e nisur këtu e dy apo tre vjet të shkuara. Së dyti, ky ligj ka lidhje me përafrimin e legjislacionit tonë me atë të BE-së dhe së treti, sepse është në vazhdimësi të disa reformave të nisura me kohë për kuadrin e përmirësimit të të gjitha proçedurave të të bërit biznes.
Do të kisha dashur, që edhe sot qeveria mos të krenohej me raportin e ?Doing Bussines? i cili qartësisht nuk lidhet me asnjë nga praktikat që ka ndërmarrë kjo qeveri. Mirëpo, siç duket kur nuk ke asgjë tjetër për të thënë duhet të propagandosh një raport i cili lidhet me tregues të vitit 2013. Një raport që qartësisht mbështet taksën 10% e cila sot është shndërruar në 15%, që mbështet proçedurat në ndihmë të lehtësimit të biznesit. Grupi i Partisë Demokratike, në Komisionin e Ekonomisë, bëri disa propozime konkrete të cilat nuk u morën parasysh. Propozoi, konkretisht, që t?i hiqet e drejta Ministrit të Ekonomisë që të merret edhe me regjistrimin e tregtarëve ambulantë duke ia hequr si të drejtë Pushtetit Vendor. Propozuam mos prekjen e Autonomisë Vendore, sepse përmes këtij projektligji Ministri me propozim të Drejtorit të QKR-së ka mundësinë që të mbyllë zyrat e QKR-së të Pushtetit Vendor. Një e drejtë, që Pushtetit Vendor ia ka dhënë ligji, duke i falur autoritetin dhe tagrin ligjor të cilin projektligji përpiqet t?ia heqë.
Gjithashtu, bëmë propozimin tjetër të rëndësisë së madhe, atë të marrjes së masave dhe proçedurave të daljes nga tregu. Këtë e kemi bazuar edhe tek ajo që pasqyron ai raporti i Doing Bussines që juve aq shumë i referoheni por nuk e di ende në e keni lexuar me vëmendje apo jo! Nëse, procedurat e një biznesi janë përmirësuar, sipas raportit, procedurat e një biznesi për t?u mbyllur janë shumë të gjata. Biznesit sot i duhen rreth 10 vite për të dalë nga tregu dhe ky projektligj nuk ka asnjë masë për të ndihmuar në këtë pikë.
Propozimi i grupit të Partisë Demokratike lidhet njëkohësisht me mungesën e vizionit për ta parë këtë reformë si një të tërë. Është bërë e udhës që qeveria të merret me arnime ligjesh, me rregullime dhe formalizime të situatave që janë zgjidhur më parë. Mirëpo ndonëse propozimet tona u bënë në Komision, asnjë prej tyre nuk u morr parasysh! Shpresoj që gjatë kësaj seance të reflektohet dhe të përfshihen në Projektligjin që kemi përpara.
Në lidhje me disa nga shifrat që u përmendën sot në parlament. Citoj, INSTAT-in e qeverisë dhe jo të Partisë Demokratike ?Në muajin Dhjetor 2014 eksportet e mallrave u ulën me 10,5 % në krahasim me Dhjetor 2013 dhe 10,4 % në krahasim me Nëntor 2014.? Investimet e huaja, në bazë të Raportit të Bankës së Shqipërisë duke krahasuar 9 mujorin 2014 me 9 mujorin 2013 janë 167 mln $ më pak. Këto janë shifrat që duhet të lexojnë Ministri, Komisioni i Ekonomisë dhe Qeveria. Rritja ekonomike për tremujorin e fundit të vitit që lamë pas është 0,61%, 80% e gjithë kësaj vlere të shtuar ka shkuar në arkat e shtetit. Rritja me 50% e tatimit mbi fitimin që shkoi nga 10% në 15% i ka shkuar shtetit dhe asnjë përqindje ekonomisë dhe tregut.
*fjala sot ne parlament
Personi i cili tentoi ti jepte fund jetës së tij duke prerë ...
Një zjarr masiv ka rënë në pyjet e Shkopetit duke djegur një...
Pas protestës së mbajtur lidhur me ushqimet e skaduara, Auto...
Fëmijëria e thjeshtë në Gjermaninë Lindore, ku hija e Stasit...
Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka përfundu...
Bashkia e Himarës ka paralajmëruar nisjen e regjistrimit të ...
Kandidati i propozuar nga kryeministri Tsipras, Prokopis Pav...
Sekuestrohen 30 kilogramë heroinë dhe në pranga është vënë n...
Një pikë karburanti në Lumas të Beratit ka rënë pre e dy gra...
Kujdes nga mendimet kompromentuese: një grup shkencëtarësh k...
Ministria gjermane e Financave vlerësoi sot se kërkesa e dep...
Gjatë seancës së sotme plenare, në kohën kur në foltoren e K...
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informon se është hapur kon...
Arrest me burg për Aleksandër Gorën, I cili dyshohet të jetë...
Studiot muzikore janë kthyer si shtëpi e dytë për këngëtaret...
Anëtari i Këshillit Bashkiak Laç, Alfred Dajci, ka deklaruar...
“Për priftërinjtë, predikimet janë një sfidë. Në mbledhjen e...
Kreu i Këshillit Bashkiak të Rreshenit, Gjovalin Valca ka de...
Komisioni Europian mori kërkesën zyrtare nga Athina për zgja...
Tregtarët e tregut industrial të Kucovës kanë dalë në protes...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës me 13 akuza për 5 vepr...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e sotme në aks...
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka arrestuar në flagrancë ...
Lokalizohet dhe vihet në pranga 18-vjeçari që plagosi me t...
Një aksident rrugor është shënuar këtë të enjte në autostr...
Ditën e Premte vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masav...
Tendencat demografike në Europë po shfaqin një realitet të...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Kushdo që shqyrton projektbuxhetin federal për vitin 2027 ...
Shtetet e Bashkuara thanë se janë në pritje të krijimit të...
Mbi 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në të gjithë Kan...
Të paktën 14 persona humbën jetën dhe pesë të tjerë mbetën...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Çmimet e naftës janë rritur sërish ditët e fundit në bursa...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.2 lekë dhe...
Një përdorues shpenzoi vitin e kaluar mesatarisht pothuajs...
Rreth 97,100 persona janë të punësuar në profesionet e rre...