Senati amerikan sjell projektligjin e rishikuar për sanksionet ndaj Rusisë
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Terroristët francezë ishin ndoshta ?ushtarë? në rivalitet me Shtetin Islamik. Mund të kenë vepruar për të rikonfirmuar supremacinë e vet
Hetuesit francezë nuk kanë hedhur hipoteza mbi përkatësinë e vëllezërve Kouachi dhe bashkëpunëtorit të tyre, Amedy Coulibaly. Dy grupet xhihadistë për të cilët është folur shumë në tre ditët e një pothuajse lufte në Paris ? al Kaeda dhe Shteti Islamik ? nuk kanë marrë përsipër aksionin dhe ekziston hipoteza që dy të rinjtë terroristë kanë vepruar të vetëm. Megjithatë, gjurmët e zbuluara deri tani hedhin një dyshim shqetësues sipas disa analistëve: që Europa mund të jetë terren i një konkurrence mes grupeve islamikë, e që është e lidhur me zhvillimin e konfliktit në Siri. Në vitin 2013, dega siriane e al Kaedës, Al Nusra, është distancuar nga veprimtaria dhe veprimet e Shtetit Islamik në Siri dhe në Irak, grupi tek i cili janë fokusuar prej disa muajsh shërbimet e fshehtë perëndimorë.
Al Kaeda në Gadishullin Arab ? filiali i Jemenit ? ka hedhur dje një mesazh zanor i cili nuk është tamam marrje përsipër e sulmit: ?Disa francezë nuk janë edukuar me profetët dhe kjo është arsyeja përse pjesëtarë të besimtarëve? kanë shkuar t?u mësojnë atyre se si duhet të sillen?, thuhet në mesazh me zërin e Harit Al Nazarit, të rrjetit të Jemenit.
Prej ditësh, zbulimet e shërbimit të fshehtë të cojnë tek pista e organizatës më të vjetër terroriste. Burime nga shërbimet e fshehtë francezë dhe amerikanë që të enjten në mbrëmje zbuluan se Said Kouachi kishte qëndruar disa muaj në Jemen dhe atje është stërvitur nga al Kaeda, gjë që dy vëllezërit e kanë pohuar me thirrje edhe në momentin kur hynin në pallatin e Charlie Hebdo. Sipas një burimi të shërbimeve të sigurisë së Jemenit, të raportuar nga Reuters, aty Kouachi është takuar me Anvar Al Aulakin, udhëheqës i grupit i vrarë nga një sulm amerikan me drone në vitin 2011. I rrethuar në një shtypshkronjë jashtë Prisit, Cherif Kouachi ka folur me televizionin Bfmtv, ka përsëritur përkatësinë në al Kaedën e Jemenit dhe ka përmendur emrin e Aulakit si ?financues?. Coulibaly ka përmendur Shtetin Islamik, por kjo gjë nuk është transmetuar.
Shërbimet e fshehtë të Uashingtonit dhe Parisit, pasi kanë analizuar lidhjet me Jemenin, po përpiqen të përcaktojnë nëse vëllezërit kanë vepruar të pavarur apo sipas një urdhëri eksplicit. Tre ditët e Parisit ngrejnë një hipotezë të tmerrshme, që e sheh Europën terrenin e një përplasjeje mes grupeve xhihadistë. ?Nëse al Kaeda është e përfshirë, mund të jetë për shkak të konkurrencës me Shtetin Islamik ? shpjegon Nigel Inkster i Institutit Ndërkombëtar për Studime Strategjike. Për shumë kohë kemi pyetur nëse, për t?iu përgjigjur sfidës së SHtetit Islamik, Al Kaeda në Gadishullin Arab do të përpiqej të rikonfirmonte kredencialet e veta. Eshtë një supozim i arsyeshëm, duke parë që e ka humbur tërheqjen ndaj të rinjve xhihadistë të komunitetit ndërkombëtar?. Nëse është e vërtetë, taktika për të përdorur ?ujqit e vetmuar?, më pak të kontrollueshëm nga shërbimet, do të ishte një kthesë shqetësuese për Europën dhe SHBA.
Al Kaeda në Jemen është një prej filialëve më aktivë të rrjetit të terrorit dhe ka mandatin për të vepruar jashtë vendit. Vitin që kaloi, një prej udhëheqësve, Nasser Bin Ali Al Ansi ka nxitur përmes një mesazhi filmik sulmet e ?ujqve të vetmuar?. Botimi në gjuhën angleze i lëvizjes, ?Inspire?, në vitin 2013 vendoste pikërisht karikaturistin Charb në një listë personazhesh të kërkuar ?gjallë apo vdekur?./times/bota.al
Dëshmitë që tregojnë përpjekjet siriane për prodhimin e armë...
Shkrimtari dhe deputeti socialist, Ben Blushi gjatë një inte...
Shkodër/ Një banesë trekatëshe është përfshirë nga flakët di...
Reagim i Partisë Demokratike pas deklaratave të Ministrit të...
Ka mbërritur sot në kryeqytetin shqiptar ambasadori i ri i S...
Samsung, është kompania që deri më tani ka nxjerrë në shitje...
Kleriket e komuniteteve Fetare te vendit tone sot ne Marshim...
Një dijetare e specializuar në pikturat islame të Muhamedit,...
Numri i viktimave të trafikut ajror gjatë 2014-s është rritu...
Njoftime shqetësuese të shërbimeve sekrete. Atentatet e Pari...
Ministria e Brendshme ka reaguar pas akuzave të PD-së për em...
Është i larë në ar me 24 karat, dhe çdo pjesë metali përfshi...
Korrespondentët thonë se pjesëmarrja e marshimit në Paris në...
Disa kërkues nga Universitetet e Berlinit dhe Montreal kanë ...
Ky liqen thyen rekordin, duke u bërë kështu i pari në botë p...
Një lum gjigand njerëzish u derdh në rrugët e Parisit, në ma...
Prokurorët në Paris kanë gjetur lidhje me pengmarrësin islam...
Nga sot, përdoruesit e rrjetit Instagram do të kenë mundësi ...
Ministri spanjoll i Punëve të Brendshme tha se do të kërkojë...
Qytetarët që kalojnë pasditen pranë Liqenit Artificial në ...
Paraditen e 7 Korrikut 2026, Ministria e Kulturës transfer...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave dhe pagesave të mar...
Prej 6 muajsh CNA i është drejtuar me disa shkresa Bashkis...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në fshatin Vranis...
Një operacion i kryer nga Policia Kombëtare dhe Prokurori...
Policia ka dalë me reagim zyrtar lidhur me aksidentin e nd...
Një aksident i rëndë raportohet se ka ndodhur në aksin Cër...
Ditën e sotme vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e masave...
Raporti më i fundit i hartuar nga Këshilli Europian i Sigu...
Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se ...
Numri i veprave penale të lidhura me vjedhjen është rritur...
Një grup senatorësh dypartiak në Shtetet e Bashkuara e par...
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ka reaguar sot lidhur deklaratë...
Dhoma e Përfaqësuesve në SHBA ka miratuar një projektligj ...
Qeveria britanike ka njoftuar plane për të vendosur kufizi...
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Një mbrëmje historike për kulturën shqiptare u shënua në z...
Kur u bëra 10 vjeç para pallatit tonë në Korçë u ngrit një...
Mbarështimi i bletëve është zgjeruar ndjeshëm vitet e fund...
Punësimi në vitin 2025 u karakterizua nga një rënie e leht...
Pak javë pas shkrirjes së Bordit të Transparencës çmimet e...
Shqipëria, së bashku me vendet e tjera të Ballkanit Perënd...