Pjesëtarë të grupeve kriminale/ Gjashtë shqiptarë ekstradohen nga Emiratet e Bashkuara Arabe
Gjashtë shqiptarë, pjesëtarë të grupeve kriminale, janë ek...
Gjashtë shqiptarë, pjesëtarë të grupeve kriminale, janë ek...
Fansat e universit mund të gëzohen këtë vit për një spektakël të mrekullueshëm qiellor: Katër eklipse të Diellit e Hënës, takim i planetëve Venus dhe Jupiter, si edhe sondat kozmike që do të hulumtojnë universin.
Ngjarja më spektakolare astronomike e vitit është ekplisi i plotë diellor që pritet pikërisht me fillimin e pranverës në hemisferën veriore. Në paraditen e 20 Marsit hijet e hënës do të kalojnë mbi Atlantikun verior dhe zonën polare. Hëna do të mbulojë me një fashë të hollë e të gjatë diellin, e për disa minuta dita në këtë rajon do të bëhet natë. Në ishujt Färöer dhe Spitzbergen njerëzit do të kenë mundësi ta shohin më qartë këtë teatër të qiellit. Ndërsa në Europë, Afrikën veriore dhe perëndimin rus eklipsi mund të shihet pjesërisht. Në këto zona hëna mbulon vetëm një pjesë të diellit.
Eklipsi i dytë diellor i vitit nuk mund të shihet në të gjithë tokën. Më 13 shtator në jug të Afrikës, në pjesën jugore të Oqeanit Indian dhe pjesë të mëdha të Antarktikut mund të shihet se si hëna mbulon pjesë të mëdha të diellit.
Dy eklipse të plota të hënës
Në vitin 2015 Hëna mbulohet dy herë nga hija e Tokës. Më 4 prill rreth orës 12:00 mund të kemi një eklips të plotë hënor. Kushte të mira për këtë ka në Oqeanin Paqësor, në Azinë Lindore dhe në perëndim të Amerikës Veriore. Eklipsi i plotë zgjat 12 minuta, ndërkohë që eklipset e pjesshme janë më të zgjatura.
Eklips diellor
Eklipsi i dytë hënor do të ndodhë më 28 shtator nga ora 2:10 deri në 3:23 kur kemi eklipsin e plotë të hënës e për më shumë se një orë nuk ka asnjë rreze diellore në sipërfaqen e hënës. Por për shkak se atmosfera jonë thyen disa rreze diellore në hijen e tokës, hëna mund të shihet edhe gjatë ekplisit të plotë, por me një ngjyrë të kuqërremtë. Ndërkohë që eklipsi i pjesshëm fillon më 1:06 dhe mbaron në 4:27. Eklipsi hënor mund të shihet në të gjithë Europën, në Afrikë, në Amerikën jugore, në Amerikën Veriore në lindje dhe në të gjithë Oqeanin Atlantik.
Rendezvous e dyfishtë e Venusit me Jupiterin
Më 6 shkurt, Jupiteri, planeti më i madh i sistemit tonë diellor ndodhet në pozicionin e tij më të mirë të vitit. Ai mund të shihet gjatë gjithë natës. Pas Diellit, Hënës dhe Venusit, Jupiteri është planeti më i ndriçuar në univers. Në muajt e ardhshëm ai do të kalojë nëpër kupolën qiellore para se të zhduket në korrik, dhe të rishfaqet në shtator sërish. Ndërsa Venusi na prezantohet nga janari deri në korrik si një yll në qiell. Këtë herë Venusi mund të shihet më mirë nga hemisfera veriore se ajo jugore. Në qershor Venusi i afrohet Jupiterit, të cilin e kalon më 1 korrik. Në këtë datë të dy planetet më të ndriçuar qëndrojnë krah për krah në univers – një pamje e mrekullueshme. Në gusht Venusi kalon mes Tokës dhe Diellit dhe nga shtatori deri në dhjetor ky planet mund të shihet si yll mëngjesi – ndërkohë që në tetor pritet takimi i dytë i dy planetëve. Më 26 tetor të dy ndodhen krah për krah në lindje para lindjes së diellit. Për një moment madje Venusit dhe Jupiterit i afrohet edhe planeti Mars.
Vizitë nga Toka në Pluton
Por sado të mrekullueshëm qofshin këta planetë në qiell, një planet tjetër ua rrëmben atyre këtë vit spektaklin- Plutoni. Për astronomët tani një planet xhuxh. Por kur sonda kozmike e NASA-s “New Horizion” startoi në janar 2006 gjërat ishin ndryshe. Por sidoqoftë ky planet i akullt xhuxh apo jo, këtë vit do të ketë vizitë nga Toka për herë të parë. Më 14 korrik 2015 sonda e NASA-s do t’i afrohet Plutonit në një afërsi 10.000 km.
E gjitha ndodh në një largësi 4,8 miliardë kilometra nga Toka. “New Horizons” do të bëjë fotografi të planetit dhe hënave të tij dhe do të studiojë përbërjen e sipërfaqes së planetit. Pas kësaj sonda do të zhduket në thellësitë e universit dhe deri në vitin 2020 do të kërkojë horizonte të reja, pra çfarë ka pas Plutonit.
Sonda kozmike “Rosetta”
Edhe sonda kozmike “Rosetta” do të vazhdojë këtë vit misionin e saj, por shumë më pranë Tokës. Ajo do të shoqërojë kometën “Tshurjumos-Gerasimenko, e cila në gusht do të kalojë në orbitën më të afërt me Diellin. Në këtë kohë dielli do të rrezatojë fort kometën, e cila duhet të shpërndajë më shumë se zakonisht gaz dhe pluhur kozmik në hapësirë, të gjitha këto fenomene do të vëzhgohen nga “Rosetta” në afërsi prej 50.km.

Komet 67P/Tschurjumow Gerassimenko
Kometa “Tshurjumos-Gerasimenko – Foto e marrë nga sonda “Rosetta”
Studiuesit shpresojnë që në këtë kohë edhe sonda “Philae” të marrë rrezatim dhe të aktivizojë bateritë e zbrazura, dy ditë pas mbërritjes në terrenin e akullt të kometës Tshurjumov. Philae bën kështu ani gjumin e dimrit, dhe frika është se me temperaturat -170 gradë celcius shumë pjesë të sondës nuk do të funksionojnë megjithë ringarkimin e baterive nga rrezet diellore.
Rosetta dhe Dawn -ekspeditë në origjinën kozmike
Kometat konservojnë material nga periudha fillestare e sistemit tonë diellor. Ato mendohet se janë mbetjet e akullta të asaj reje, nga e cila para katër e gjysmë miliardë vjetësh mendohet se është krijuar Dielli, planetet dhe Toka. Të dhënat pra që do të mbledhin sondat si Rosetta dhe Philea janë shumë të rëndësishme për studiuesit për të kuptuar lindjen e jetës në Tokë. Edhe asteroidët janë mbetje të tilla të sistemit tonë diellor.
Sonda e NASA-s, Dawn ndërkohë arrin në muajin mars asteroidin Ceres, dhe do ta shoqërojë atë deri në fund të vitit, Në këtë mision janë të përfshirë edhe studiues gjermanë të Institutit Max- Planck për studimin e sistemit diellor në Göttingen, të cilët komandojnë kamerën e sondës. Kështu si Rosetta dhe Dawn janë një çift i mrekullueshëm për të hulumtuar sistemin tonë diellor.
Ndërkohë viti 2015 jo nga pikëpamja e kozmosit lart, por në tokë është një vit i veçantë për gjermanët. Për herë të parë një gjerman do të drejtojë Agjencinë Europiane të Hapësirës, ESA. Jan Wörner, i cili ende drejton Qendrën Gjermane të Studimeve Kozmike dhe Hapësirës.
Kryetari i PD-se, dhe kryebashkiaku i Tiranes Lulzim Basha b...
Zhytjet në ujëra të akullta janë mjaft popullore në ditën e ...
Operacioni i zhvilluar nga Sektori Për Krimin Ekonomik e Fin...
Se fundi zonja me e re, ne eliten politike ka filluar reagim...
Gjatë vitit 2014 në Qarkun e Tiranës janë shënuar 5 aksident...
Tre persona janë plagosur mëngjesin e sotëm në një aksident....
Universiteti i Missourit dhe Universiteti i Ilinois në Chica...
Pak para zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Greqi, is...
Policia italiane mendon se në trupin e tragetit të djegur do...
Policia e Tiranës ka nisur hetimet lidhur me videon e publik...
Një dimër siberian pritet për disa ditë në mbarë vendin tonë...
”Pse në gjuhën angleze kumbarën e quajnë “Best men”, cila ma...
Nga Mitro CELANjë rreze dielli dhe Ezmerkën nuk e zinte shtë...
Përpos aktorëve të “Portokallisë” në Top Channel, tani kryem...
60-vjeçari Selam Leka ka vdekur në fshatin Slatinë të Pograd...
Një video e paverifikuar, e publikuar orët e fundit në rrjet...
Me 50 milionë shikues në 90 vende, Koncerti i Vitit të Ri në...
Arabia Saudite ka qenë qendra e zhvillimit në muajt e fundit...
Paketa fiskale për vitin 2015 ka hyre ne fuqi nga data 1 jan...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...