Ne kerkim te lumturise
Kërkimi i lumturisë është një proces i vazhdueshëm gjatë gji...
Njollat ngjyrë kafe në fytyrë janë kthyer në një fenomen që po prek gjithnjë e më shumë femrat. Informimi rreth tyre është tepër i rëndësishëm, sepse vetëm kështu mund t?i parandaloni.
Njollat kafe nuk shkaktohen vetëm nga rrezet e dëmshme të diellit ultraviolet, megjithëse janë të shumtë ata që e besojnë këtë gjë. Ky është një mit, i cili duhet thyer, sepse shpesh këto njolla të fytyrës mund të lidhen thjesht me ngadalësimin natyral të procesit të ripërtëritjes së qelizave të epidermës. Natyrisht në formimin e tyre mund të ndikojë në mënyrë të tërthortë edhe ?sfondi i ekspozimit? apo rrezet e diellit të marra në mënyrë të gabuar gjatë gjithë jetës. Një shkak tjetër i shfaqjes së njollave kafe vjen nga çrregullimet hormonale. Po kështu, edhe përdorimi i kremrave dhe i parfumeve ndikon drejtpërsëdrejti në formimin e tyre.
Ndaj përpara se të filloni një tjetër vit ekspozimi në diell, është e rëndësishme që njollat e ashtuquajtura kafe t?i zbehni, derisa ato të mos bëhen më evidente nga nxirja diellore.
Çfarë duhet të bëni nëse keni njolla ngjyrë kafe në fytyrë?
Kurimi i njollave ngjyrë kafe nga dielli është një problem që i duhet kushtuar shumë kujdes, sidomos nëse e keni lëkurën e pastër. Në këtë lloj lëkure, këto njolla bëhen më të dukshme dhe nëse fenomeni neglizhohet për një kohë të gjatë, ai mund t?ju çojë në pasoja të rënda. Mjafton të ndiqni shembullin e femrave të famshme si Angelina Jolie, e cila deklaron se nuk ekspozohet asnjëherë në diell apo të Madonës, që vazhdon të bëjë banjë në det me çadër. Por ato janë diva dhe këto sjellje mund t?u lejohen pa asnjë problem. Gjithsesi duhet të mbroheni sa më shumë të jetë e mundur nga dielli, sepse nëse ky dëm ju shkaktohet vetëm një herë, ju nuk mund të ktheheni më mbrapsht.
Pra, si duhet të ?silleni? ndaj tyre? Gjëja e parë që duhet të bëni është të merrni një skrab të mirë, të cilin duhet ta aplikoni minimumi një herë në javë, për të hequr të paktën pjesën sipërfaqësore të njollave kafe në fytyrë. Për rastet më të avancuara, kërkojini mjekut tuaj nëse mund të përdorni me sukses fotopeeling me lazer. Thelbësore për kurimin e njollave kafe gjatë ekspozimit në diell, si në det ashtu edhe në qytet, është aplikimi i kremit specifik me vitaminë C ose me luleshtrydhe. Pas tij, në fytyrë, duhet të vendosni kremin klasik kundër diellit. Në këtë mënyrë ju do të mbroni lëkurën që njollat mos të evidentohen më shumë, por në të njëjtën kohë do të nxiheni në mënyrë natyrale. Fytyra, dekolteja dhe duart janë zonat më të goditura nga rrezet e dëmshme të diellit. Ndaj këshillohet që t?u kushtoni sa më shumë vëmendje kur të aplikoni kremra solarë.
Zgjidhja? Mbroni gjithmonë dhe në mënyrë të përshtatshme lëkurën tuaj përpara se ta ekspozoni atë në diell, duke bërë kujdes në zgjedhjet e produkteve cilësore me faktor mbrojtës të përshtatshëm për tipin tuaj të lëkurës (minimumi 30 spf). Ndërkaq, evitoni që të hidhni parfum përpara se të shkoni në plazh. Parfumi është miku i njollave kafe në fytyrë.
Kërkimi i lumturisë është një proces i vazhdueshëm gjatë gji...
Pas qëndrimit tërë ditën në zyrë apo në hapësirë të mbyllur,...
Hulumtuesit paralajmërojnë se fëmijët të cilët kalojnë më sh...
Dita zgjatet , lëkura ka dëshirë për oksigjen dhe energji ng...
Sigurisht, çdo mashkull do ti vërente me kujdes “detajet” fe...
Pavarësisht problemeve te ndryshme te njerëzve, janë disa gj...
Me vetëm 15 minuta kërcime të konopit mund të djegin madje e...
Një studim i ri i Universitetit Missouri në Amerikë, u sugje...
jë moment i vështirë për tu kaluar, një zhgënjim për të cili...
Duke qenë se pilotët janë me orë të tëra në fluturim, ata ja...
Lexoni se çfarë është ajo që çdo grua ka nevojë që të apliko...
Janë të njohura përparësitë e shumta shëndetësore të bananes...
Ndonjëherë është vështirë të flini edhe kur jeni vetëm e lër...
Si te bëheni një mashkull i parrezistueshem? Ne baze te 12.0...
Ka vetëm një gjë që dietat apo kozmetika, nuk mund të ndrysh...
Në ditët e sotme, kur angazhimet profesionale janë shtuar sh...
Keni pasur ditë të vështirë. Të gjithë janë ngritur vonë, e,...
Femrat franceze njihen në të gjithë botën për sharmin e tyre...
Kurrë nuk ju mbyllen dyert, e që të mos ju hapen disa dritar...
Ekspertja e dietave Juliette Kellow, ka 20 mënyra të reja se...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Në muajin mars të vitit 2026, CNA nisi një tjetër investig...
Kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, me 13 akuza për 5 vep...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një konflikt ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjte në zonën...
Një person ka humbur jetën ditën e sotme në plazhin e Orik...
Dalin pamjet nga aksidenti i rëndë që u shënua këtë të mër...
Një oficer i policisë rrugore të Shkodrës është goditur me...
Fëmijët pa kujdes prindëror, për të cilët ofrohet shërbimi...
Ditën e enjte vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave a...
Një aksident i rëndë që u shënua këtë të mërkurë me rënien...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim për ...
Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë u ka bërë thirrje të g...
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, në një konferencë ...
Për herë të parë që nga fillimi i euros, qytetarët evropia...
Modele të inteligjencës artificiale (IA) të kompanisë amer...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare mjeshtri i humorit, T...
Edicioni i nëntë i “MIK Festival” uli siparin me një nga n...
Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartame...
Këtë të enjte një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe ...
Çmimi i naftës arriti në 206 lekë për litër nga 198 lekë p...
Bizneseve nuk do t’u mjaftojë më të regjistrojnë vetëm emr...