Vrasja e efektivit/ Xhaxhai i Enea Mekollit ngre akuza: Ishin pa asnjë lloj mbrojtjeje
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Xhaxhai i efektivit të vrarë, Enea Mekolli, Hazbi Mekolli,...
Nga Kastriot MYFTARAJ
A e dini se Kryeministri Edi Rama ka gradën shkencore “Doktor”? Nuk e kam fjalën për atë “Doctor Honoris Causa”, që u jepet rëndom politikanëve për të zbukuruar jetëshkrimin e tyre, por pikërisht për gradën e rregullt shkencore “Doktor”. Këtë gradë shkencore Rama e ka marrë në Akademinë e Arteve në Tiranë, shumë vite më parë, në fushën e pikturës. Mund të bëhet pyetja se përse Kryeministri nuk e përmend këtë detaj të “karrierës” së tij akademike në jetëshkrimin e tij zyrtar. Arsyeja është se Edi Rama dikur ka vjedhur punimin e doktoraturës, prandaj kërkon që të harrohet kjo “arritje” e tij. Merret vesh, Kryeministri e kupton se nëse ai thotë në jetëshkrimin e tij se mban gradën shkencore “doktor”, atëherë njerëzit natyrshëm do të nisin të pyesin se me cfarë punimi e ka marrë gradën shkencore z. Rama dhe do të kenë kureshtje për t’ u njohur me këtë punim. Pikërisht këtë gjë nuk e dëshiron z. Rama se mendon që kjo gjë do të jetë pikënisje e e zbulimit të të vërtetave të pakëndshme intelektuale për të, që do të dëmtojnë rëndë karrierën e tij politike.
Teori konspiracioni, mund të thotë dikush me shpërfillje? Por që Edi Rama ka gradën shkencore “Doktor”, kjo nuk është një teori konspiracioni, por një fakt i dokumentuar dhe i regjistruar sipas ligjeve dhe rregulloreve në fuqi mbi gradat dhe titujt shkencorë. Gjithashtu ruhet në institucionet përkatëse edhe punimi i Edi Ramës, me të cilin ai ka marrë gradën shkencore. Gjithashtu nuk mund të mohohet edhe fakti se Kryeministri Rama kërkon që të mbetet një sekret fakti që ai është mbajtës i një grade shkencore.
Punimi i Kryeministrit Rama nuk është sekret dhe teorikisht çdo qytetar i interesuar, në bazë të së drejtës kushtetuese të informimit mund të kërkohet një kopje të tij në institucionet ku është gjendet i depozituar. Kjo kërkesë mund të refuzohet vetëm në rast se punimi i Kryeministrit Rama përmban një shpikje të autorit, për të cilën është marrë një patentë ndërkombëtare dhe kështu ruhet sekreti i pronësisë intelektuale, që mund të disponohet vetëm duke blerë patentën përkatëse. Deri më sot nuk është pretenduar që Kryeministri ynë të ketë bërë ndonjë shpikje të tillë në fushën e pikturës, si të thuash, të ketë shpikur përzierje të reja dhe të padëgjuara bojërash për pikturë etj. Prandaj, gjithmonë teorikisht nuk ka arsye se përse të refuzohet kërkesa e çdo qytetari për të marrë një kopje të punimit të doktoraturës të Kryeministrit Rama. Tekefundit, le ta mësojë publiku shqiptar dhe ai ndërkombëtar, se cili është niveli akademik i Kryeministrit që ironizon universitetet private për gradat shkencore që ata kanë dhënë, i atij Kryeministri që vendosi se cilët universitete private duhet të mbyllen dhe cilët duhet të punojnë, duke marrë dhe punën e të tjerëve.
E mira do të jetë që Kryeministri, i cili bëri reformën radikale të arsimit të lartë, ta publikojë vetë punimin e tij të doktoraturës, para se këtë gjë ta bëjnë të tjerët. Kështu publiku do të ketë mundësi që të bëjë krahasimin mes nivelit akademik të Kryeministrit dhe graduatëve të universiteteve, të cilët i ironizon Edi Rama. Se Rama dhe stafi i tij, që marrin përsipër të bëjnë një reformë të tillë universitare që prek me mijëra e me mijëra njerëz, të cilëve praktikisht ua shpall të zhvlerësuara diplomat dhe gradat shkencore, kanë detyrim që ta nisin punën duke treguar se vetë i kanë kartat në rregull nga kjo pikëpamje.
Që Edi Rama është bartës i gradës shkencore “Doktor”, këtë gjë e dinë shumë njerëz të cilët kanë punuar me të në Akademinë e Arteve. Por të gjithë ata heshtin sot, dhe një nga arsyet për këtë është se kanë parë që disa prej atyre të cilët janë në dijeni të këtij fakti kanë pësuar vdekje të çuditshme. Një prej tyre është miku i Edi Ramës, i ndjeri Ardian Klosi, i cili në 2012 ndoqi traditën mallakastrite të celur nga Mehmet Shehu (të “vetëvrasjes me dy plumba”). Ardian Klosi ishte përkthyesi në shqip i librit “Kandinski” (për piktorin e famshëm rus), për të cilin libër Edi Rama shkroi një pasthënie të gjatë. Edi Rama kishte vjedhur shumë nga studiuesit e Kandinskit dhe Ardian Klosi ishte një nga njerëzit që i njihte mirë vjedhjet intelektuale të tij. Klosi do të bëhej njeri shumë i bezdisshëm për Ramën nëse ky nuk e bënte ministër kur të vinte në pushtet, por pas të gjitha gjasave Rama mendonte se Klosi do të ishte jo më pak i bezdisshëm nëse do të ishte në qeveri. Prandaj Klosi duhet të largohej nga kjo botë që para se Edi Rama të merrte pushtetin.
Shumëkush mund të thotë se përse unë nuk e zbuloj që sot punimin e vjedhur të doktoraturës së Kryeministrit. Por unë parapëlqej që t’ i bëj gjërat me rradhë. Së pari, duhet që Kryeministrit t’ i adresohet pyetja se a është mbajtës i gradës shkencore “doktor” dhe me çfarë punimi e ka marrë këtë gradë shkencore. Pra, t’ i lihet koha Kryeministrit që ta bëjë vetë transparencën, për të cilën thotë se është një nga parimet e tij të parapëlqyer. Sigurisht që Kryeministri Rama mund të mos e bëjë këtë transparence, madje ta kalojë me ironi këtë çështje, siç e ka zakon në raste të tilla. Por pastaj këtë transparencë do ta bëjnë të tjerët dhe atëherë iu lind e drejta atyre studentëve të cilët janë prekur nga reforma e Edi Ramës në arsimin e lartë, që të bëjnë ndaj Kryeministrit Rama atë që bëri studenti Avni Rustemi ndaj Esat Pashë Toptanit. Dihet se historikisht në të gjithë botën, studentët kanë nxjerrë atentatorët më të famshëm të historisë. Meqënëse Kryeministrit tonë i pëlqen të ecë në këmbë në rrugë, për të treguar se e ka vendin nën kontroll, një akt i tillë nuk do të ishte i vështirë. Terrorizëm mund të thotë dikush! Ashtu?! Por çfarë emri t’ i vemë kur një Kryeministër i cili ka turp të thotë se ka gradë shkencore, na del si reformatori i madh i arsimit të lartë, i cili guxon e tallet me universitetet private që japin grada shkencore në mënyrë abuzive? Terrorizmi nuk është domosdoshmërisht një fjalë e keq. Në rrënjë të fjalës “terrorizëm” është fjala “frikë”, çka do të thotë se ashtu si radioaktiviteti edhe terrorizmi mund të jetë destruktiv dhe konstruktiv. Kur një Kryeministër terrorizon shoqërinë dhe institucionet që kanë detyrë ligjore ta ndalojnë, nuk guxojnë ta bëjnë këtë gjë, atëherë iu lind e drejta aktorëve të tjerë në shoqëri që ta ndalin këtë përbindësh me çdo mjet, para se të bëjë dëme më të mëdha.
Kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD Lulzim Basha jane pe...
Një vit pas zgjedhjes së Lulezim Bashës në postin e kreut të...
Në zgjedhjet vendore të 2015 nuk mund të shkohet me hartën e...
Zv.Kryeministri Niko Peleshi, ka vijuar turin në veri të ven...
Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj i përg...
Deklaratë e Partisë Demokratike, publikuar ne web-in zyrtar ...
Deputetja e Partisë Demokratike, Mesila Doda dhe djali i ish...
Deklaratë e deputetit te PD, Arben Ristani. “Teksa në muajin...
Nga Vladimir KarajNjë vit pas dorëheqjes nga drejtimi i PD-s...
Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar aktivitetin e dje...
Nga Sali BerishaKy fillim gushti shënoi një ofensivë, një su...
Deputeti i Partise Demokratike, Luciano Boci shkruan per mby...
Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ishte në Gërdec ku mori...
Një fakt tronditës e shumë domethënës publikon Avokat Spart...
Deklaratë e deputetit Besnik DushaTë gjithë e dinin dhe e nd...
Deklaratë e këshilltarit ligjor të grupit parlamentar të Par...
Kyeministri Edi Rama vlerëson punën e bërë nga Drejtoria e T...
Kryeministri Rama ka mbetur i zhgënjyer nga aftësitë e mësue...
Kastriot Islami,ka vazhduar me tej debatin dhe akuzat per Ed...
Pas konferencës për shtyp nga selia e PD-së nga deputeti Kas...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Autoritetet kanë kryer një operacion të gjerë antidrogë në...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...