web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Greqi, vdekja e Karelit si pasojë e rrahjeve

27 Mars 2014, 23:00, Aktualitet CNA

Ditën e sotme mediat greke njoftuan se shqiptari që vrau rojen në burgun grek, Ilia Kareli është gjetur i vdekur, mbrëmë para mesnate, në qelinë e burgut Nigrita, ku ai ishte zhvendosur pas ngjarjes së ndodhur në 25 mars 2014, kur vrau me thikë, gardianin 46 vjeçar, Jorgos Cironis, me pretendimin se i kishte mohuar lejen për të takuar nënën. Fillimisht mediat greke njoftuan se vdekja kishte erdhur për shkaqe natyrore, por rezultatet e autopsisë së trupit të të dënuarit shqiptar, tregojnë se vdekja e tij është shkaktuar si pasojë e rrahjeve. Rezultatet e autopsisë treguan se 40 vjecari kishte thyerje në kafazin e kraharorit dhe lëndime të shumta në trup. Po sipas mjekëve që kanë firmosur rezultatet e ekspertizës, goditjet janë shkaktuar para 24 orëve dhe jo me duar. Ndërkohë janë urdhëruar analiza dhe ekzaminime të tjera të trupit.





Lajmet e fundit nga