web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Vizita në Gjermani, Gjosha: Vullnet maksimal për përfshirjen e gjithë aktorëve në reforma

11 Mars 2014, 23:00, Politikë CNA

Në vijim të vizitës së saj zyrtare në Gjermani,  Ministrja e Integrimit Evropian Klajda Gjosha zhvilloi dje një takim me Dr.Franz Neueder, zëvendës i Meyer-Landrut, Kryekëshilltar për Çështjet Europiane në kabinetin e kancelares Merkel. Ministrja  Gjosha e informoi  Neuder,  në lidhje me Roadmapin e përgatitur nga qeveria për adresimin e 5 prioriteteve kyçe, të cilat i janë lënë Shqipërisë nga Bashkimi Evropian deri në hapjen e negociatave. Ajo vuri në dijeni  z. Neuder se masat e marra nga qeveria u vlerësuan disa ditë më parë edhe në tryezën e dytë të Dialogut të Nivelit të Lartë, Shqipëri- BE. Ministrja theksoi rëndësinë e përfshirjes së gjithë aktorëve për reformat kryesore për vendin  siç janë ajo në drejtësi dhe ajo administrative-territoriale.





Lajmet e fundit nga