web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

UEFA Youth League/ Kampionët e Shqipërisë përballen nesër me ata të Kosovës në “Elbasan Arena”

17 Shtator 2024, 10:01, Sport CNA
UEFA Youth League/ Kampionët e Shqipërisë përballen
UEFA Youth League, Burimi: UEFA

Skuadra U-19 e Bylisit do të luajë në UEFA Youth League ose thënë ndryshe në Champions League-n e grupmoshave.

UEFA Youth League/ Kampionët e Shqipërisë përballen
Bylis U-19 - 2 Korriku U-19, burimi: UEFA

Ekipi i 19-vjeçarëve të Ballshit do të përballet në raundin e parë me 2 Korrikun, skuadër nga qyteti i Prishtinës, me sfidën që luhet këtë të mërkurë (10.09.2024) në orën 16:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Sfida që do luhet në Elbasan është ndeshja e parë, teksa takimi i kthimit do të zhvillohet më 2 tetor në Prishtinë. Kjo është hera e parë që kampionët e Shqipërisë të U-19 vihen përballë kampionëve të Kosovës U-19.

UEFA Youth League/ Kampionët e Shqipërisë përballen
Bylis-2 Korriku, Burimi: UEFA

Teksa sa u përket arbitrave të ndeshjes, gjyqtari kryesor do të jetë francezi që operon në elitën e futbollit në Francë, në Ligue 1, Eric Wattellier, asistentë do jenë dy bashkëkombës të tij, Brice Parinet Le Tellier dhe Thomas Luczynski, ndërsa arbitri i katërt do të jetë gjyqtari shqiptar Olsion Yzeiraj./CNA

UEFA Youth League/ Kampionët e Shqipërisë përballen
Arbitrat, Burimi: UEFA

 





Lajmet e fundit nga