web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Skënderbeu dominon Tiranën me 10 lojtarë, por sfida mbyllet pa gola

8 Prill 2024, 19:58, Sport CNA

Nuk prodhoi fitues sfida mes Skënderbeut dhe Tiranës, e cila mbyll në barazim pa gola.

Dominim i korçarëve në 45 minutat e para, ndonëse nga minuta e 15-të, luajtën me një lojtar më pak, pas daljes me të kuq të Rabiu.

Në minutën e 25-të, ishin vendasit që kërkuan karton të kuq për portierin Kozi, për ndërhyrje të rëndë ndaj Nikajt, jashtë zone. Megjithatë, arbitri Koçi, akordoi vetëm karton të verdhë.

4 minuta më vonë, Skënderbeu kishte mundësinë e artë, por Liço gaboi nga penalltia, me Kozin që bëri heroin, duke pritur penalltinë.

Pjesa e dytë ishte më e vakët me skuadrat që ishin në kërkim të golit, por nuk e gjetën dot.

Me këtë barazim Skënderbeu shkon në kuotën e 41 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Tirana me 1 pikë më pak mban vendin e gjashtë.





Lajmet e fundit nga