web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Serie A/ Ish-sulmuesi i Partizanit shënon ndaj Ismajlit, fitore dramatike e Parmës

28 Dhjetor 2024, 18:48, Sport CNA

Serie A/ Ish-sulmuesi i Partizanit shënon ndaj Ismajlit, fitore dramatike e


Genoa mori një fitore shumë të rëndësishme në transfertë, pasi mposhti me rezultatin 2-1 Empolin.

Ishte një sfidë spektakolare dhe e luftuar nga të dyja ekipet.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ndërsa e dyta ishte tjetër histori. Miqtë e nisën vrullshëm, duke kaluar në avantazh në minutën e 46-të me Badejl.

Empoli kishte mundësinë e artë për të barazuar shpejt, por Esposito shpërdoroi penalltinë në minutën e 56-të.

Në minutën e 68-të, ishte ish-sulmuesi i Partizanit, Caleb Ekuban, i cili i vodhi kohën Ardian Ismajlit dhr shënoi golin e dytë për Genoan.

6 minuta më vonë, Esposito ngushtoi diferencat në 2-1 për Empolin, por miqtë e ruajtën avantazhin deri në fund, për të marrë triumfin.

Me këtë fitore Genoa ngjitet në vendin e 13-të me 19 pikë, po aq sa edhe Empoli, që renditet një pozicion më sipër.

Në takimin tjetër, të luajtur paralelisht, Parma fitoi 2-1 ndaj Monzës, pas një fundi dramatik.

Edhe në këtë përballje, pjesa e parë e lojës u mbyll me rrjeta të paprekura.

Monza mbeti me 10 lojtarë në minutën e 54-t, pasi Mari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Në minutë më vonë, nga penalltia, Hernani i dha avantazhin Parmës.

Edhe pse në inferioritet numerik, miqtë nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në minutën e 85-të me Pereiran.

Kur dukej se sfida do të mbyllej në barazim, erdhi edhe goli që vulosi gjithçka.

Në minutën e 98-të, Valenti realizoi golin e dytë dhe të fitores për Parmën, duke bërë që të shpërthejë festa e madhe në stadium.

Me këtë sukses, Parma mban vendin e 14-të me 18 pikë, ndërsa Monza mbetet e fundit me vetëm 10 pikë.





Lajmet e fundit nga