web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Premier League/ Tottenham mbetet në zonën e rrezikut, fiton Liverpool

25 Prill 2026, 18:24, Sport CNA

Premier League/ Tottenham mbetet në zonën e rrezikut, fiton Liverpool

Tottenham është rikthyer më në fund te fitorja, duke mposhtur Wolves në transfertë me rezultatin minimal 1-0, në javën e 33-të në Premier League.

Megjithatë, ky sukses nuk ka mjaftuar për t'i nxjerrë "Spurs" nga zona e ftohtë, pasi ata mbeten në vendin e 18-të. Shkak për këtë u bë fitorja e West Ham ndaj Everton 2-1, rezultat që i mban "Çekanët" në vendin e 17-të me 36 pikë, dy më shumë se skuadra e De Zerbit.

Në sfidat e tjera, Liverpool ka konfirmuar formën e mirë duke marrë fitoren e tretë radhazi pas suksesit 3-1 ndaj Crystal Palace.

Ndërkohë, Fulham ka arritur të marrë një fitore të rëndësishme 1-0 kundër Aston Villës, duke frenuar ambiciet e këtyre të fundit.

Me vetëm pesë javë të mbetura deri në fund të kampionatit, presioni mbi Tottenham mbetet maksimal për të shmangur një rënie historike nga elita.





Lajmet e fundit nga