web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Juventus mendon lëvizjet, në listë edhe një shqiptar

24 Prill 2026, 18:26, Sport CNA

Juventus mendon lëvizjet, në listë edhe një shqiptar

Juventusi ka nisur lëvizjet për merkaton, duke planifikuar përforcime të rëndësishme për sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit synojnë ndërtimin e një boshti të ri skuadre, pavarësisht sigurimit të një vendi në Champions League.

Për portën përmendet Alisson, me të cilin raportohet për një marrëveshje verbale. Në mesfushë, objektiv mbetet Bernardo Silva, ndërsa në listë është edhe Ardon Jashari i Milanit. Prioriteti kryesor është sulmuesi i qendrës, për shkak të pasigurisë rreth Dusan Vlahovic, i cili vjen nga një dëmtim i fundit. Situata e tij ka ngadalësuar diskutimet për rinovim.

Ndër alternativat kryesore është Robert Lewandowski, i cili mund të largohet nga Barcelona si lojtar i lirë. Interes për të ka edhe Milani, ndërsa agjenti i tij ka zhvilluar kontakte me të dy klubet.





Lajmet e fundit nga