web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndryshon futbolli, FIFA pranon rregullin e rrallë. Preket edhe Shqipëria

25 Prill 2026, 13:40, Sport CNA

Ndryshon futbolli, FIFA pranon rregullin e rrallë. Preket edhe

FIFA është duke planifikuar një ndryshim historik në rregulloren e futbollit, që do të lejojë zhvillimin e ndeshjeve të kampionateve kombëtare jashtë kufijve të vendeve përkatëse.

Sipas protokollit të ri që po hartohet, çdo lige do t'i mundësohet të luajë të paktën një sfidë zyrtare në sezon në një shtet tjetër. Këtu përfshihet edhe Shqipëria.

Kjo iniciativë vjen pas disa tentativave të dështuara në të kaluarën nga klube si Barcelona, Villarreal, Milani dhe Como.

Procesi i miratimit do të jetë mjaft kompleks, pasi do të kërkojë dakordësinë e të dyja klubeve, federatave përkatëse, konfederatave si UEFA, si dhe miratimin final nga vetë FIFA.

Ky rregull i ri pritet të diskutohet sërish në mbledhjet e ardhshme të qeverisë botërore të futbollit, me synimin për t'u vënë në zbatim që nga sezoni i ardhshëm. Ky hap shihet si një mundësi për të rritur të ardhurat dhe popullaritetin e ligave kryesore në tregjet globale.





Lajmet e fundit nga