web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Polemika në Superiore, Egnatia tërhiqet nga fusha pas kartonit të kuq

13 Mars 2026, 20:47, Sport CNA

Polemika në Superiore, Egnatia tërhiqet nga fusha pas kartonit të

Ndeshja mes Egnatias dhe Vllaznisë është shoqëruar me tensione të larta që çuan në largimin e përkohshëm të skuadrës vendase nga fusha.

Shkak për këtë situatë u bë ndëshkimi me karton të kuq i mbrojtësit Xhemajli në minutën e 73-të të takimit. Lojtarët dhe stafi i Egnatias protestuan gjatë ndaj vendimit, duke detyruar arbitrin të rishikonte incidentin përmes sistemit VAR.

Edhe pas konsultimit me teknologjinë, gjyqtari mbeti i palëkundur në vendimin e tij fillestar për përjashtimin e lojtarit. Pas disa minutash tension, ekipi rrogozhinas pranoi të rikthehej në lojë për të vazhduar pjesën e mbetur të ndeshjes.

Incidenti ndodhi në prani të presidentit të FSHF-së, Armand Duka, i cili po ndiqte takimin nga tribuna e stadiumit. Përballja mes dy ekipeve kryesuese të kampionatit vijoi me rezultatin e barabartë pa gola.





Lajmet e fundit nga