web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

ZYRTARE/ Sulmuesi i rikthyer me bujë njofton largimin nga Tirana

11 Mars 2026, 14:55, Sport CNA

ZYRTARE/ Sulmuesi i rikthyer me bujë njofton largimin nga Tirana

Largim i papritur te Tirana. Sulmuesi Emanuel Ernest ka njoftuar mbylljen e bashkëpunimit me klubin bardheblu.

25-vjeçari u rikthye te bardheblutë gjatë merkatos së dimrit, por aventura e tij zgjati shumë pak.

Ernest bëhet largimi i parë nga skuadra që pas marrjes së drejtimit nga trajneri Orges Shehi.

Tashmë lojtari është një futbollist i lirë dhe mund të negociojë me klube të tjera për të ardhmen e tij.

Ky largim vjen në një kohë kur Tirana po kalon një krizë rezultatesh me katër humbje radhazi në kampionat.





Lajmet e fundit nga