web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E nis Egnatia-Vllaznia, çfarë rezervon java e 28-të

11 Mars 2026, 14:45, Sport CNA

E nis Egnatia-Vllaznia, çfarë rezervon java e 28-të

Java e 28-të e Superiores do të nisë të premten me supersfidën Egnatia – Vllaznia në Rrogozhinë, në orën 19:00. Diferenca mes dy skuadrave është vetëm dy pikë, me shkodranët që kryesojnë renditjen.

Pas hapit fals në javën e fundit, Vllaznia do të synojë rikthimin te fitorja, ndërsa kampionët në fuqi të Egnatias do të kërkojnë triumfin në shtëpi për t’u ngjitur në krye të klasifikimit.

Të shtunën do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera. Tirana, që mban vendin e fundit në renditje, do të presë Bylisin në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 15:00. Një përballje direkte për mbijetesën, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë pikët maksimale.

Po të shtunën, në orën 18:00, në stadiumin “Flamurtari” do të luhet sfida Flamurtari–Elbasani. Një ndeshje e rëndësishme mes dy ekipeve që synojnë fitoren, Flamurtari për objektivin e mbijetesës, ndërsa Elbasani për t’u afruar me kreun e renditjes.

Java e 28-të do të mbyllet të dielën me dy përballjet e fundit. Në orën 15:00, në stadiumin “Vora”, do të zhvillohet ndeshja Vora–Partizani, ndërsa në mbrëmje, në orën 18:00, në stadiumin “Air Albania”, Dinamo do të përballet me Teutën.

Java 28

Egnatia – Vllaznia, 13.03.2026, ora 19:00, “Arena Egnatia”

Tirana – Bylis, 14.03.2026, ora 15:00, “Selman Stërmasi”

Flamurtari – AF Elbasani, 14.03.2026, ora 18:00, “Flamurtari”

FK Vora – Partizani, 15.03.2026, ora 15:00, “KF Vora”

Dinamo City – Teuta, 15.03.2026, ora 18:00, “Air Albania”





Lajmet e fundit nga