Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 27 korrik 2026
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...

Komisioni i Disiplinës në FSHF, ka zbuluar vendimet e marra në mbledhjen e fundit. Tirana ka humbur gjyqin ndaj mesfushorit Ardit Deliu, ndaj të cilit është urdhëruar të shlyejë pagat e prapambetura.
Dënim i rëndë për kapitenin e Teutës, Blerim Kotobelli, i cili është pezulluar me katër ndeshje, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Në Superiore, për sjellje të gabuar të tifozëve, janë dënuar me gjobë, Tirana, Elbasani dhe Flamurtari.
Po ashtu në Kategorinë e Parë, është dënuar me katër ndeshje pezullim, zyrtari i Kukësit, Florian Biba.
VENDIMET
KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur mjete piroteknike dhe duke përdorur kore fyese në drejtim të tifozerisë kundërshtare, në bazë të neneve 17/2/c dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Flamurtari FC, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
Lojtari i KF Teuta, Blerim Kotobelli, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
Zyrtari i FK Kukësi, Florian Biba, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë.
Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes dhe ambientet e brendshme të stadiumit, deri në përfundim të dënimit.
Lojtari i Rinia EL U-15, Enes Pelushaj, për lojë të rëndë ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/e të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë.
KF Teuta U-17, për mosrespektimin e detyrimeve dhe përgjegjësive dhe rregulloreve të aktivitetit duke shkaktuar vonesa gjatë ndeshjes, në bazë të neneve 8/1, 16/1 dhe 17/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 500.000 (pesëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
KF Teuta U-17, në bazë të nenit 6/1/a të KDE, paralajmërohet se, në rast përsëritjeje të vonesave apo ndërprerjes së ndeshjes, do të jetë subjekt i masave disiplinore më të rënda, të parashikuara nga Kodi i Disiplinës dhe Etikës.
Zyrtari i KF Teuta U-17, Markelian Xhai, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Zyrtari i Luzi i Vogël 2008, Albert Lusha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë.
Barrikada FC, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kampionatit FSHF Sunday League, FSHF CUP, kundër FC Dajti, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/f të KDE, gjoba të aplikohet në masën 10%.
Zyrtari i Barrikada FC, Enea Fejzaj, për nxitje të dhunës duke shkaktuar ndërprerjen e ndeshjes midis Barrikada FC kundër FC Dajti, në bazë të nenit 14/4 të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga veprimtaritë dhe gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 6/5 të KDE, Barrikada FC ka përgjegjësi solidare për mbulimin e detyrimeve monetare të zyrtarëve të klubit.
Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
Lojtari i Barrikada FC, Arjan Sheta, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes dhe shkelje të rregullave themelore të sjelljes së mirë, në bazë të neneve 13/2 dhe 14/1/j të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Studenti U-9, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë, Zona Rajonale Tiranë, kundër Etien Academy U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Rinia EL U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, zona Rajonale Tiranë, kundër Triumph Academy U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i AF Dajti U-17, Ernes Ibro, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AF Dajti U-17, Hamza Doka, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i AF Dajti U-17, Henri Allushi, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar dhe mos respektim të rregullores së aktivitetit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Iliria U-17, Gerald Bami, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i KF Iliria U-17, Anjelson Alshabani, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Lojtari i FC Autokton U-13, Orkli Doko, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
KF Tirana D, U-11, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë U-11, zona Rajonale Tiranë, kunder KF Spartaku A U-11, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
Lojtari i Kamza Sport, Ronildo Zmali, për sulm ndaj lojtarëve të ekipit AF Dajti, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Burreli, Samuel Nikaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të TR 19 Football Academy U-19, Kristjan Mataj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të TR 19 Football Academy U-16, Markus Nezaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FC Storm, Ledjon Balliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Eagle Football, Samuel Vrapi, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Oriku, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të AF Triumph, Roen Xhuxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Rrëzimin e kërkesës së Klubit të Futbollit Devolli lidhur me aktivizimin e pretenduar të lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen KF Devolli – Bylis B, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
Pranimin e kërkesës së kërkuesit Ardit Deliu. Klubi i Futbollit Tirana, për dështim në ekzekutimin e vendimit nr. 18, datë 06.10.2025 të Dhomës Kombëtare të Zgjidhjes së Mosmarrëveshjeve, në bazë të nenit 29/1/b të KDE, i jepet një afat paralajmërues prej 30 (tridhjetë) ditësh për të ekzekutuar vendimin.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Jasir Asani, ka vendosur ...
Santiago Gimenez luan fatin e tij te Milani. Sulmuesi meks...
Denzel Dumfries pritet të rikthehet titullar te Interi në ...
Juventusi po planifikon ndryshime të rëndësishme në skuadë...
Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron kanë prezantuar ...
Largim i papritur te Tirana. Sulmuesi Emanuel Ernest ka nj...
Java e 28-të e Superiores do të nisë të premten me supersf...
Kombëtarja e Iranit nuk do të marrë pjesë në Kupën e Botës...
Humbja 6-1 e Atalantës ndaj Bayern Munich në ndeshjen e pa...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure zhvillohen katër ndeshjet e tj...
Dy skuadra thuajse kanë siguruar kualifikimin për në çerek...
Vizita e fundit në Milano e pronarit Gerry Cardinale përko...
Mbrëmjen e kësaj të marte, luhet tre ndeshje, të vlefshme ...
Galatasaray fitoi 1-0 ndaj Liverpool në ndeshjen e parë të...
Shtatë anëtare të ekipit kombëtar të Iranit në futboll për...
Mohamed Salah ka vendosur një rekord historik për Liverpoo...
Francesco Totti mund të rikthehet sërish te Roma, këtë her...
Real Madrid përgatitet për ndeshjen ndaj Manchester City n...
Katër skuadrat e kualifikuara në Kupën e Shqipërisë, kanë ...
Trajnerët e ekipeve Kombëtare kanë përzgjedhur formacionin...
CNA ka futur në skaner pasuritë e Sokol Sadushit, kreut të...
Një shtetas 39-vjeçar është arrestuar në Lezhë, pasi shist...
CNA ka nisur një tjetër investigim që mund të çojë drejt z...
Irfan Hysenbelliu është një biznesmen që ne e quajmë "Irfa...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia ka zbardhur detaje nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen ...
Sipas informacioneve paraprake, ka humbur jetën si pasojë ...
Një aksident i trefishtë ka ndodhur në aksin Peqin-Elb...
Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e ndodhur ...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Drejtuesit e kompanive mund të përmirësojnë produktiviteti...
Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikim të masave ajr...
Thuhet se Koreja e Veriut ka arritur disa rezultate mbresë...
Ambasadori i SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Mike Waltz, th...
I dyshuari për sulmin në Berlin Pride u qëllua dhe u vra n...
Një ngjarje tragjike ka ndodhur këtë të diel në malin Elbr...
Dy dritare, një shekull histori dhe metafizika e pushtetit...
Në hulumtimet në Arkivin Qendror Shtetëror, saktësisht në ...
Në një kohë kur produktet industriale po zënë gjithnjë e m...
Besimi mes njerëzve nuk është veç një fjalë me tri rrokje....
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 81.5 lekë dhe s...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.7 lekë dhe...
Lufta, moti dhe ndërprerjet e furnizimit mund t’i çojnë së...