web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Poker” i Real Madrid-it, skuadra e Kumbullës sheh “makthe” në "Santiago Bernabeu”

22 Shtator 2024, 10:46, Sport CNA
“Poker” i Real Madrid-it, skuadra e Kumbullës sheh
Real Madrid, Burimi: Flashscore

Takimi i javës së gjashtë të La Liga-s rezultoi dramatik për skuadrën e mbrojtësit të Kombëtares shqiptare Marash Kumbullës, Espanyol-in, që u mposht me rezultatin 4-1 nga Real Madrid-i në transfertë.

“Los Blancos” diktuan ritmin që nga minuta e parë, megjithatë fraksioni hapës nuk prodhoi gola.

Në minutën e 54’ Espanyol-i mori epërsinë falë një autogoli të Courtois, megjithatë ky avantazh zgjati vetëm katër minuta, pasi menjëherë pas aktivizimit të Vinicius Junior te Real-i gjithçka ndryshoi.

Në minutën e 58’ Carvajal barazoi për skuadrën e trajnert Carlo Ancelotti, teksa në minutën e 75’ Rodrygo përmbysi rezultatin, teksa gjeti rrjetës pas asistit të dhuruar nga Vinicius.

Tre minuta më pas ishte ky i fundit që shënoi, me Vinicius që e çoi rezultatin e takimit në 3-1 dhe në fund Mbappe vulosi sfidën, me golin e shënuar nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 90’.

4-1 dhe Real Madrid renditet në vend të dytë me 14 pikë, teksa Espanyol-i në vend të 13-të me shtatë pikë.

Vlen të theksohet se që nga transferimi në Spanjë këtë verë, kjo ishte mbrëmja më e vështirë për Marash Kumbullën./CNA





Lajmet e fundit nga