web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Debutim ëndrrash për Skukën me ekipin e Penafiel, e nis me gol rrugëtimin në Portugali

22 Shtator 2024, 10:32, Sport CNA
Debutim ëndrrash për Skukën me ekipin e Penafiel, e nis me gol
Xhuljano Skuka, Burimi: Penafiel

Xhuljano Skuka gjen golin e parë në Portugali me skuadrën e Penafiel dhe atë e bën në ndeshjen debutuese.

Sulmuesi shqiptari gjeti rrugën drejt rrjetës në fitoren 1-4 të ekipit të tij ndaj Tocha-s, ndeshje e “Taça de Portugal”.

Ndërsa ndeshja ishte me rezultatin 0-2, Skuka gjeti goli në minutën e 67’ dhe trefishoi avantazhin e ekipit të Penafiel, që u kualifikua për në raundin e 1/32-ave.

Një nisje e mirë e rrugëtimit të ri për sulmuesin shqiptar, që tashmë luan në Portugali./CNA





Lajmet e fundit nga