Protesta para Kryeministrisë/ Mjeku Milaim Nela publikon fotot: Po bëhen manipulime
Mjeku Milaim Nela ka bërë një reagim në rrjetet sociale li...
Mjeku Milaim Nela ka bërë një reagim në rrjetet sociale li...

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, dha një intervistë të gjatë, për FSHF TV, ku preku disa tema të ndryshme.
Tekniku kuqezi është rikthyer prej më shumë se një jave në ambientet e FSHF-së pas pushimeve dimërore dhe ka nisur nga afër përgatitjet për ndeshjet e muajit mars. Shqipëria synon të shkruajë histori, duke tentuar për herë të parë kualifikimin në Kampionatin Botëror 2026.
– Si do ta analizoje ose do ta përkufizoje vitin tënd 2025 me Kombëtaren Shqiptare?
– Fillimisht, urime të gjithëve, vit të mbarë, gëzuar! Kënaqësi të flas me ju. Nëse duhet të kthehem pas në kohë, unë jam i kënaqur me atë që kemi bërë, flasim për 8 ndeshje në kualifikueset e Botërorit, kemi fituar gjashtë, barazuar dy dhe dy humbje. Dy prej tyre miqësore, të cilat i kemi fituar. Ne gjithmonë kemi besuar në këtë skuadër. Duhet të them dhe diçka tjetër të rëndësishme, lojtarët tanë, sa herë që dalin në fushë, lënë aty gjithçka, 100%, me shpirt dhe zemër. Ata përfaqësojnë shumë mirë njerëzit tanë dhe jam krenar për ta edhe për këtë gjë.
– Cilat momente do t’i konsideroje të vështira dhe cilat shumë pozitive gjatë kualifikueseve?
– Është një udhëtim i gjatë, e dini të gjithë ju, në Kombëtare ndodh kjo, janë 8 ndeshje në 9-10 muaj. Një udhëtim i gjatë që gjeneron stres. Mendoj se një moment shumë i vështirë për ne ka qenë një barazim në Letoni, kemi barazuar një ndeshje të vështirë, por kur bëhet fjalë për një objektiv, një ëndërr, ajo duhej fituar. Aty ka qenë një moment i vështirë për t’u riprogramuar, ishte qershor, për t’u riprogramuar, për të bërë disa llogari dhe aty krijohet ideja që duhet të rikuperosh këto pikë në një ndeshje të ardhshme dhe në vijim ishte Serbia praktikisht. Ka qenë shumë e vështirë ta riprogramoje atë moment.
– Të gjithë e dimë që vendi i parë në grupin kualifikues për Botërorin ishte jashtëzakonisht i vështirë për t’u arritur, por sa i përket vendit të dytë, cili do të ishte sipas teje momenti vendimtar për kualifikimin në fazën “play-off”?
– Pas një momenti shumë të vështirë siç thashë më parë, në Letoni, më pas në shtator kemi mundur Letoninë, në tetor kemi mundur Serbinë në transfertë dhe në nëntor Andorrën po në transfertë. Ai ka qenë momenti që kam parë një skuadër më të maturuar, pas 3 vitesh që kam parë kualifikueset e Europianit dhe një Europian të rëndësishëm dhe të bukur. Mund të them që tashmë jemi mësuar të luajmë ndeshje të rëndësishme, deçizive, qoftë ndaj Italisë apo ndaj një skuadre pak më modeste. Këta lojtarë kanë filluar të kuptojnë dhe të luajnë ndeshje me kombëtare të rëndësishme, deçizive. Ata kanë bërë shumë mirë, në të treja ndeshjet radhazi, nuk ka qenë e lehtë, kemi fituar dhe kjo na ka sjellë në play-off. Sipas meje, ata tre muaj kanë qenë shumë të bukur.
– Në shortin e “play-off”-it, Shqipëria do të përballet me Poloninë në transfertë. Si e vlerëson këtë short?
– Unë isha atje. I them gjithmonë Presidentit që nuk mund të shkojmë bashkë në një short, ose duhet të shkojë njëri apo tjetri dhe sigurisht duhet të shkojë Presidenti. Në një formë shakaje, sigurisht, sepse është gjithmonë një short i vështirë.
Nuk ka shumë opsione për të zgjedhur aty. Flasim për dy ndeshje, të gjithë vijnë aty në 100%-in e tyre. Herë pas here dëgjoj këtu që mund të ketë një skuadër e dobët apo e lehtë për t’u mundur. Unë si trajner që e jetoj futbollin prej një dekade, nuk jam dakord, futbolli ka ndryshuar, shikohet çdo gjë, në 90 minuta mund të ndodhë çdo gjë. Atëherë, Polonia është një skuadër e fortë, e njohim mirë, ata kanë një proçes, ne kemi një tjetër, tani do të luhet, mund të ndodhë gjithçka.
– Poloninë e njohim nga ndeshjet kualifikuese për Euro 2024. Duke bërë një krahasim mes Polonisë dhe Shqipërisë në vitin 2023 dhe në 2025/2026, si i sheh të dyja ekipet në këtë moment?
– Për futbollin, tre muaj pas ndryshon çdo gjë, tani po flasim për 2-3 vite më parë. Ata kanë një skuadër shumë të mirë, lojtarë të mëdhenj. Pak njerëz e dinë ose e kujtojnë që e njëjta Poloni, 4 vite më parë shkonte në play-off për Botërorin e 2022-shit. Ndeshjen e parë nuk e kanë luajtur, sepse ishte ndaj Rusisë, por në ndeshjen e dytë kanë mundur Suedinë në finale me rezultatin 2-0. Është një skuadër me lojtarë të rëndësishëm, janë të mësuar dhe e njohin mirë fazën play-off, kanë marrë pjesë edhe në Botëror. Nga ana jonë, kemi një skuadër që është përmirësuar shumë, siç e thashë, është një skuadër që tashmë është mësuar të luajë ndeshje të vështira, deçizive, përveç vështirësisë, se të gjitha janë të tilla, por ndeshje deçizive. Janë 90 minuta, ku e di që duhet të gabosh sa më pak dhe që çdo gjë është e rëndësishme, pasi gabimi më minimal mund të të bëjë shumë dëm.
Unë besoj shumë në skuadrën tonë, në lojtarët dhe punën tonë. Mungojnë ende 2-3 muaj, uroj të shkojmë atje me forcën tonë maksimale.
– Në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e marsit, si e ke planifikuar punën me stafin teknik? A ke planifikuar takime me lojtarët e Kombëtares?
– Kemi nga të gjitha. Prej një jave që jemi në Tiranë ka filluar të zhvillohet puna. Unë kam mësuar shumë nga puna me Kombëtaren dhe nuk mund të gabohet në riorganizimin e punës. Në këto momente jemi këtu për të riparë shumë gjëra që kemi bërë mirë dhe jo mirë në vitin e fundit. Tani, komunikohet me lojtarët tanë, sigurisht që do të vijë momenti për të parë ndeshje, për të studiuar kundërshtarin, por edhe për të bërë vizita te lojtarët tanë. E gjithë kjo është në program, tani duhet ta zhvillojmë në 6-7 javët e ardhshme, duhet të punojmë mirë dhe sigurisht do të vizitojmë 3-4-5 lojtarë gjatë kësaj periudhe.
– Mes objektivit dhe ëndrrës, në çfarë pike mendon se ndodhet sot Shqipëria sa i përket pjesëmarrjes në Botëror?
– Kjo është një zyrë pune. Unë kam një zyrë tjetër, por këtu punohet dhe jam mësuar t’i them stafit që këtu është një hapësirë pune, sidomos në një Kombëtare ku punohet shumë brenda zyrës. Këtu është një diskutim i vogël me dikë nga stafi, sigurisht në sensin pozitiv, për sa i përket ëndrrës dhe objektivit. Unë mendoj se ne kemi arritur një ëndërr dhe tani duhet të shkojmë drejt objektivit.
– A mund t’ia dalim?
– Patjetër!
Girona dhe Barcelona kanë arritur një marrëveshje për huaz...
Rafael Leao ka surprizuar stafin e Milan-it, duke u paraqi...
Një tjetër investim konkret në shërbim të futbollit shqipt...
Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqë...
Këtë të mërkurë zhvillohen nëntë ndeshjet e fundit të raun...
Janë mbyllur shtatë ndeshjet e raundit të shtatë në fazën ...
Mbrëmjen e kësaj të marte rikthehet Liga e Kampioneve me r...
Manchester City pësoi një humbje 3-1 në transfertë ndaj Bo...
Egnatia ka arritur të ruajë edhe këtë javë vendin e parë n...
Roberto De Zerbi shihet si kandidati kryesor për të marrë ...
Kategoria e Parë ndo të zhvillojë ndeshjet e javës së 19-t...
Anis Mehmeti mund të largohet nga Bristol City gjatë merka...
Pas largimit të tij të papritur nga Real Madridi, Xabi Alo...
Pas humbjes së Comos ndaj Milanit, në Itali ka nisur një d...
Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin...
Federata Hungareze e Futbollit (MLSZ) festoi mbrëmjen e së...
Federata e Futbollit po vijon fuqishëm punën në modernizim...
Mbrëmjen e kësaj të marte rikthehet Liga e Kampioneve me r...
Vllaznia triumfoi 2-0 ndaj Dinamos në supersfidën e javës ...
Nisja e pjesës së dytë të ndeshjes mes Dinamos dhe Vllazni...
Standardet e SPAK-ut, mënyra se si heton, si siguron prova...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një tjetër plagosje me armë zjarri ka ndodhur në vend. Si...
Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në...
Policia Kufitare bllokoi mjetin lundrues dhe ndëshkoi drej...
Një operacion policor i koduar “Zonat” ka përfunduar me se...
Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferi...
Më shumë se 860 milionë njerëz sëmuren dhe 1.5 milionë vde...
E ëma e Violand Braçellarit, autorit të ngjarjes së rëndë ...
Udhëtari modern eurropian kërkon një lidhje kuptimplotë me...
Ende nuk ka përfunduar numërimi i votave për subjektet pol...
Çmimet e naftës u rritën të hënën, me naftën bruto Brent q...
Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur në një sulm me thi...
Ndërsa pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia ka hyrë në vi...
Korça është shndërruar këtë fundjavë në kryeqendrën e fest...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Këtë të hënë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe s...
Tregu i apartamenteve turistike po vijon zgjerimin me ritm...
Numri i pronave të shitura nga subjektet e vrojtuara prej ...
Industria automotive në Shqipëri ndodhet sot në një pikë k...