web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Shkarkimi i Amorim, United në kërkim të trajnerit. Synohet një italian

20 Janar 2026, 19:40, Sport CNA

Shkarkimi i Amorim, United në kërkim të trajnerit. Synohet

Roberto De Zerbi shihet si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Manchester United nga sezoni i ardhshëm.

Aktualisht, skuadra angleze drejtohet përkohësisht nga Michael Carrick. Ky i fundit arriti një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Manchester City-t në derbi, por pozicioni i tij mbetet i përkohshëm deri në verë.

Sipas “Daily Mail”, drejtuesit e United janë të impresionuar nga puna e De Zerbit. Trajneri italian ka spikatur më herët me Brighton në Premier League.

Aktualisht, ai është në krye të Marseille, me të cilën e mbylli sezonin e kaluar në vendin e dytë.

Kontrata e De Zerbit skadon në vitin 2027, duke e bërë të nevojshme një marrëveshje mes klubeve. Manchester United shkarkoi pak ditë më parë Ruben Amorim për shkak të rezultateve negative.





Lajmet e fundit nga