web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Senegal-Marok, finalja e pazakontë në Kupën e Afrikës

19 Janar 2026, 14:04, Sport CNA

Senegal-Marok, finalja e pazakontë në Kupën e Afrikës

Finalja Senegal–Marok në Kupën e Afrikës u shndërrua në një nga ndeshjet më të pazakonta në historinë e turneut.

Takimi ishte i luftuar dhe me raste nga të dyja skuadrat gjatë 90 minutave. Në minutën e 92-të, Senegali shënoi, por goli u anulua për faull në sulm.

Pak çaste më pas, në minutën e 98-të, arbitri akordoi penallti për Marokun. Vendimi shkaktoi protesta të forta dhe largimin e përkohshëm të Senegalit nga fusha.

Pas 15 minutash ndërprerje, ndeshja rifilloi. Brahim Diaz humbi penalltinë për Marokun, duke e çuar sfidën në shtesë.

Atje, Senegali shënoi golin vendimtar dhe fitoi Kupën e Afrikës për herë të dytë në histori.





Lajmet e fundit nga