web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Spektakël në Bundesligë, Dortmund feston pas 5 golave

17 Janar 2026, 18:19, Sport CNA

Spektakël në Bundesligë, Dortmund feston pas 5 golave

Borussia Dortmund fitoi 3-2 ndaj St. Pauli në “Signal Iduna Park”, duke ruajtur serinë pa humbje në përballjet direkte në Bundesliga që nga viti 1989.

Julian Brandt shënoi golin e avantazhit në fundin e pjesës së parë, pas një aksioni të ndërtuar nga Adeyemi.

Në pjesën e dytë, Dortmund dyfishoi shifrat sërish me kontributin e Brandt dhe golin e Adeyemit. St. Pauli reagoi dhe barazoi përkohësisht me dy gola nga situatat standarde.

Kur ndeshja po shkonte drejt barazimit, Dortmund fitoi një penallti në minutat shtesë. Emre Can u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij.

Në ndeshjet e tjera, Bayer Leverkusen u mposht 1-0 nga Hoffenheim në transfertë, Koln fitoi 2-1 ndaj Mainz në shtëpi, ndërsa Hamburg–Borussia Mönchengladbach u mbyll pa gola dhe Wolfsburg barazoi 1-1 me Heidenheim.





Lajmet e fundit nga