ZYRTARE/ Miqësore me Japoninë, FSHF-ja zbulon detajet
Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqë...

Një tjetër investim konkret në shërbim të futbollit shqiptar u inaugurua në Durrës, me hapjen e fushës së re pranë shkollës së Mjeshtërisë Sportive “Benardina Qerraxhia”, duke i shtuar qytetit një aset të rëndësishëm sportiv, që do t’u shërbejë jo vetëm nxënësve të kësaj shkolle, por edhe fëmijëve të akademisë së FSHF-së “Elite Youth”.
Ky investim realizohet në kuadër të projektit madhor “100 fushat”, një nga nismat më ambicioze të Federatës së Futbollit për zhvillimin e infrastrukturës sportive në të gjithë vendin. Fusha me bar artificial vjen falë bashkëpunimit mes FSHF-së dhe Bashkisë së Durrësit, duke krijuar kushte bashkëkohore për stërvitje dhe zhvillimin e talenteve të reja.
Në ceremoninë e inaugurimit, Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka, i shoqëruar nga Drejtoresha e shkollës “Benardina Qerraxhia”, drejtues dhe staf i akademisë “Elite Youth”, si edhe futbollistët e kësaj akademie, theksoi rëndësinë e këtij investimi si pjesë e një vizioni afatgjatë për të ardhmen e fëmijëve dhe të futbollit shqiptar.
“Ju falënderoj për pjesëmarrjen. Sot jemi këtu për të inauguruar fushën e shkollës, që do t’u shërbejë jo vetëm nxënësve, por edhe akademisë 'Elite Youth' të FSHF-së për të rritur talentin e tyre në këtë fushë moderne. Ky projekt është vazhdim i projekteve të FSHF-së për përmirësimin e infrastrukturës, për të vënë sa më shumë hapësira moderne për fëmijët tanë, për edukimin e fëmijëve në Shqipëri. Një detyrë realisht e vështirë për të gjitha kushtet që ka vendi dhe kjo është një nga ato fusha që ne kemi investuar. Projekte të tilla vazhdojnë dhe janë projekte që do t’i shëbejnë akoma edhe më shumë së ardhmes së fëmijëve.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar vlerësoi bashkëpunimin institucional dhe falënderoi të gjithë partnerët e përfshirë në realizimin e këtij projekti.
“Dua të falënderoj Drejtoreshën dhe stafin e shkollës 'Benardina Qerraxhia', Bashkinë e Durrësit për bashkëpunimin dhe uroj të kemi edhe bashkëpunime jo vetëm për infrastrukturë, fusha, terrene sportive, por për të gjithë komponentët që na ndihmojnë për edukimin e fëmijëve nëpërmjet futbollit”.
Më tej, në një mesazh për fëmijët dhe të rinjtë, Presidenti nënvizoi rolin edukues dhe social të futbollit, duke i ftuar ata të mos heqin dorë nga pasioni dhe ëndrrat e tyre.

“Ju ftoj juve që jeni në fushë, megjithëse në një moshë të maturuar, të vazhdoni këtë pasion, futbollin. Do të keni mbështetjen jo vetëm të Federatës së Futbollit, por edhe të institucioneve shqiptare për t’ju krijuar kushte sa më të mira, për të vazhduar këtë pasion dhe për të ndjekur ëndrrën tuaj. Uroj që të bëheni futbollistë profesionistë, të bëheni shumë të mirë. Edhe nëse nuk bëheni profesionistë, futbolli do t’ju shërbejë shumë në jetë, pasi në këtë botë të sotme, të egër, ku fëmijët tërhiqen edhe nga veset, futbolli shërben për t’i larguar, për t’i edukuar ndjenjën e sakrificës, frymën e skuadrës që do të jetë shumë e rëndësishme në të gjithë jetën tuaj edhe pas futbollit profesionist. Asnjëherë mos u dorëzoni, asnjëherë mos u tërhqni duke menduar se nuk u bëra titullar në një skuadër, por vazhdojeni atë.
Ju falënderoj dhe ju uroj që ta gëzoni këtë fushë dhe t’ju shërbejë sa më shumë”, – përfundoi fjalën e tij Presidenti Duka.

Drejtoresha e shkollës “Benardina Qerraxhia”, Erida Zorba, falënderoi Presidentin dhe FSHF-në për këtë projekt, duke e cilësuar fushën e re si një hap të madh për përmirësimin e kushteve sportive dhe formimin e brezave të ardhshëm.
“Një falënderim shumë i veçantë për ju President, një falënderim i veçantë për të gjithë FSHF-në. Kjo fushë mbyll ciklin e të gjithë bazës materiale dhe terreneve sportive që ofron shkolla. Shumë faleminderit dhe shpresoj shumë që jo vetëm ju, por edhe brezat që do të vijnë do të kenë një mundësi shumë të mirë që të jenë lider në fushën e sportit”, – tha në fjalën e saj Erida Zorba.
Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë një ndeshje miqë...
Këtë të mërkurë zhvillohen nëntë ndeshjet e fundit të raun...
Janë mbyllur shtatë ndeshjet e raundit të shtatë në fazën ...
Mbrëmjen e kësaj të marte rikthehet Liga e Kampioneve me r...
Manchester City pësoi një humbje 3-1 në transfertë ndaj Bo...
Egnatia ka arritur të ruajë edhe këtë javë vendin e parë n...
Roberto De Zerbi shihet si kandidati kryesor për të marrë ...
Kategoria e Parë ndo të zhvillojë ndeshjet e javës së 19-t...
Anis Mehmeti mund të largohet nga Bristol City gjatë merka...
Pas largimit të tij të papritur nga Real Madridi, Xabi Alo...
Pas humbjes së Comos ndaj Milanit, në Itali ka nisur një d...
Trajnerët e ekipeve kombëtare kanë përzgjedhur formacionin...
Federata Hungareze e Futbollit (MLSZ) festoi mbrëmjen e së...
Federata e Futbollit po vijon fuqishëm punën në modernizim...
Mbrëmjen e kësaj të marte rikthehet Liga e Kampioneve me r...
Vllaznia triumfoi 2-0 ndaj Dinamos në supersfidën e javës ...
Nisja e pjesës së dytë të ndeshjes mes Dinamos dhe Vllazni...
Xabi Alonso pritet të bëjë një periudhë pushimi nga futbol...
Në ndeshjen mes Goztepe dhe Rizespor, dy lojtarë shqiptarë...
Partizani u rikthye te fitorja në kampionat, duke mposhtur...
Pas zbardhjes së portofolit të pronave, në Tiranë, Kavajë,...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një mjet është përfshirë nga flakët në zonën e Pazarit në ...
Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të dielë në Jalë. ...
Këtë të diel po zhvillohet operacioni ndërhyrës për dy tur...
Një turiste australiane është pickuar nga një gjarpër gjat...
Vala e të nxehtit që ka përfshirë Europën po shkakton prob...
Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetë...
Instituti i Gjeoshkencave ka ndarë sot një parashikim lidh...
Fshatrat po përballen me një nga krizat më të rënda demogr...
Qeveria izraelite njohu zyrtarisht masakrat e armenëve gja...
Papa Leo XIV shprehu sot solidaritetin e tij me popullin e...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi sot se shë...
Një tërmet me magnitudë 4.1 goditi sot Algarve, rajonin e ...
Gjatë gjurmimeve për jetën dhe veprimtarinë artistike foto...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të diel një dollar amerikan blihet me 82 lekë dhe shi...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...