web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Sllovaki-Kosovë, “dardanët” arrijnë objektivin e madh

26 Mars 2026, 20:34, Sport CNA

Sllovaki-Kosovë, “dardanët” arrijnë objektivin e madh

Mbrëmjen e kësaj të enjte, Kosova përballet me Sllovakinë në Bratislavë në fazën “play-off” për kualifikimin në Botëror.

Kjo ndeshje konsiderohet një moment i rëndësishëm për “Dardanët” në rrugëtimin e tyre. Kosova vjen pas një fushate pozitive në grup me Zvicrën, Slloveninë dhe Suedinë, duke u renditur e dyta me 11 pikë.

Nëse kalon Sllovakinë, Kosova do të luajë ndeshjen vendimtare në Prishtinë. Kundërshtari në finale do të jetë fituesi i çiftit Turqi-Rumani.

SLLOVAKI-KOSOVË 3-4

KOMENTI LIVE

90+4′ Gol! Sllovaki 3-4 Kosovë/ Strelec ngushton shifrat te Sllovakia. 

72’- GOOOOL Kosova 2-4. Nuk ndalen Dardanët, Hajrizi shënon edhe të katërtin.

60’- Goooool Kosova 2-3. Shpërthen festa e dardanëve, Muslija kalon Kosovën në avantazh.

47’- Goooool Kosova 2-2. Fisnik Asllani barazon shifrat ndaj Sllovakisë.

45′ GOL! Sllovaki 2-1 Kosovë/ Gol direkt nga goditja e dënimit, Haraslin tund rrjetën. 

44′ Ndërrim i detyruar, Sauer i lë vendin Suslovit te Sllovakia.

42′ Rast për t’u harruar nga Sllovakia. Sfida vijon me barazim. 

39′ Muriç kontrollon pa problem goditjen qëndrore të kapitenit Lobotka nga Sllovakia.

37′ Haraslin flirton me një supergol te Sllovakia. Goditja nga distanca gjen shtyllën e jashtme. 

32′ Sllovakia shfaqet rrezikshëm. Hancko godet drejt portës, ndërsa Muriç pret.

25′ Dellova ndëshkohet me karton të verdhë te Kosova.

21’- Goooool Kosova 1-1. Hoxha barazon sfidën.

12′ Muriqi provon me kokë, por pa rrezikshmëri për sllovakët. 

10′ Asllani pretendon për prekje me dorë, pas gjuajtjes në zonë. Gjyqtari vijon ndeshjen.

6’- Zhbllokohet sfida. Sllovakia kalon në avantazh me anë të Valjent.

Starton sfida! 





Lajmet e fundit nga