Trajneri polak habit Silvinjon: Nuk e di pse e tha atë, më është dukur i këndshëm...
Trajneri Silvinjo, foli në konferencë, në prag të ndeshjes...

Trajneri i Shqipërisë, Silvinjo, foli në konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Poloninë. Tekniku kuqezi, vlerësoi maksimalisht kundërshtarin, ndërsa theksoi se të dyja ekipet janë përmirësuar së fundmi.
Ai mbeti i habitur nga deklarata e trajnerit kundërshtar, i cili kishte thënë se nuk pret surprizë nga Shqipëria.
Po ashtu, Silvinjo kërkoi sukses maksimal nga skuadra, duke thënë se është një nga ndeshjet më të rëndësishme për Shqipërinë.
“Polonia nuk është një skuadër që të bën mbajtje topi në çdo zonë të fushës, e drejtë. Ajo shfrytëzon shumë tranzicionin, me lojtarë të shpejtë që mbajnë topin dhe pastaj e punojnë mirë. Flasim për shumë prej tyre, kemi parë të gjitha ndeshjet, kanë qenë 3 pikë pas Holandës, kanë bërë dy ndeshje që barazuan me Holandën, që është e fortë, skuadër e cila bën Europiane e Botërorë. E vërtetë, nuk janë një skuadër që ka karakteristikë mbajtjen e topit, por në kundërsulm të vret, ka shumë lojtarë të mirë. Urban ka bërë 5 ndeshje si trajner, shihet skuadra shumë më e organizuar, si në aspektin ofensiv, ashtu edhe mbrojtës, pra shihet.
Muçi e Mehmeti? Kishim kontaktin e parë me lojtarët të hënën, kemi bërë pak stërvitje, 35 minuta në total. Është e pamundur që të caktoj ekipin. Por ajo që mendoj, është e qartë me të gjithë. Kemi afruar disa kohë më parë Mehmetin, edhe Muçin, dy të rinj, që e shohin portën. Atëherë më kujtohet që duhet të përshtatemi me situatën, janë lojtarë që kanë këmbë të mira dhe shënojnë. Të shohim si mund t’i shfrytëzojmë të dy gjatë ndeshjes.
Duhet ju të thoni nëse skuadra është përmirësuar apo ndryshuar në 3 vite. Lojtarë të rinj, rezultate… Unë, nga kjo anë, them që jemi përmirësuar, flas vetëm për ciklin tim, jo më para. Sipas meje është përmirësuar. Por dhe kundërshtari është përmirësuar, është një Poloni e përmirësuar. Sipas meje jemi përmirësuar si ekip. Sa i përket ndeshjes më të rëndësishme të historisë time si trajner apo Shqipërisë, pa i ulur meritat, janë bërë dy Europianë. Kemi bërë ndeshje të rëndësishme, edhe me Serbinë që është gjeopolitike. Po, kjo është një nga më të rëndësishmet.
Nuk fle, praktikisht prej dy muajsh nuk fle.
Kjo skuadër është rritur shumë, kemi lojtarë që mund të luajnë si sulmues krahu dhe në qendër. Çdo gjë duhet të përshtatet. E gjitha kjo që kemi bërë deri tani është te karakteristikat e lojtarëve. Nuk jam trajner që qahem, duhet të përshtatemi. Na mungojnë 2-3 lojtarë. Nesër do e shikojmë.
Skuadra është rritur shumë. Kemi lojtarë që luajnë si sulmues krahu, pro edhe në qendër. Varet nga karakteristikat. Duhet t’i përshtatemi situatës. Na mungojnë 2-3 lojtarë, por duhet të përshtatemi me situatën.
Trajneri polak tha se Shqipëria nuk mund të bëjë surprizën? Nuk e di pse e ka thënë këtë. Më është dukur njeri i këndshëm dhe po bën mirë me Poloninë. Ka një ekip shumë të mirë. Por edhe ne jemi skuadër e mirë. Në 2024 kemi një eksperiencë të mirë. Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka. Duhet të jemi të përgatitur për më mirë.
Jam mirë, nuk fle, por jam mirë. Kjo është puna e kombëtares, ndeshja bëhet e gjatë, se që prej 19 nëntorit, nga shorti, mendohet për ndeshjen e 26 marsit. Kemi parë kampionatin polak, kam qenë këtu edhe dy vite më parë, kam parë Muçin ndaj Aston Vilës ku edhe shënoi. Çdo javë shohim lojtarët tanë, kam parë Pllanën e Shehun. Stadiumet janë plot, është kampionat i vështirë, me shumë tranzicione. Janë tre lojtarë që na ndihmojnë shumë. Nuk e di nëse do i shohim bashkë në fushë, por jam i kënaqur me listën që kemi, për rëndësinë e ndeshjes dhe që kemi tre lojtarë të tillë në skuadër. Pllana është një lojtar që e shohim prej më shumë se 6 muajsh, erdhi momenti për të qenë me grupin. Kemi bërë vetëm dy stërvitje, por jam i lumtur për të dhe të shohim nesër.
Tifozët janë pjesë e forcës tonë, kudo që shkojmë janë aty, në stadium, në hotel, jashtë hotelit, shqiptarë kudo. Janë njerëz që kemi afër gjithmonë, më kënaq shumë. Sa i përket ndeshjeve të së kaluarën, ajo që ka ndodhur në të kaluarën, ka mbaruar. Ishte një moment tjetër i të dy skuadrave. Unë kam riparë ndeshjet e kualifikuesve të Botërorit 2022, ishin Polonia, Suedia, ishte edhe ndeshja finale mes tyre. Kjo është krejtësisht ndryshe, janë 90 minuta, sa më pak gabohet aq më mirë, një ndeshje e nivelit teknik, fizik, të shpenzimit të energjisë shumë të rëndësishme, nivel përqendrimi shumë të lartë. Ndryshon gjithçka, Në 90 minuta mund të ndodhë gjithçka, por nuk ka të bëjë me ndeshjen e një viti më parë apo dy, kushte në të cilat zhvillohet është krejtësisht ndryshe, për të gjithë. Por është një ndeshje e bukur për t’u luajtur, mund të ndodhë gjithçka.
Levandovski është një nga sulmuesit më të mirë në botë, akoma. Shikoj shumë ndeshje të Barcelonës, dua mënyrën si luajnë dhe klubin gjithashtu. Është i pabesueshëm. Lojtar i mirë, një nga më të mirët. Sigurisht që rreth tij është një skuadër që luan për të, po flas për përfaqësuesen e Polonisë tani. Po flasim për lojtarë të mrekullueshëm, që punojmë shumë për të. Është një nga më të mirët. Duhet të jesh i kujdesshëm për të dhe Poloninë, por për shumë lojtarë duhet të kesh kujdes. Luajnë në nivel të lartë, fizikisht dhe teknikisht. Shumë lojtarë të mirë pas Levandovskit”, tha Silvinjo para mediave.
Trajneri Silvinjo, foli në konferencë, në prag të ndeshjes...
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, foli në konferencë për sh...
Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, së bashku me kapitenin Be...
Kombëtarja polake ka kaluar një transformim taktik të rënd...
Te Polonia i frikësohen Shqipërisë. Në prag të duelit të n...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin për...
Kombëtarja shqiptare ka zbarkuar zyrtarisht në Varshavë, d...
Komisioni i Ligave dhe Garave ka përcaktuar kalendarin e S...
Kombëtarja shqiptare është gati për duelin historik me Pol...
Superliga shqiptare u ndal në javën e 29-të për shkak të n...
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur përgatitjet në Tiranë përp...
Mohamed Salah do të largohet nga Liverpool në fund të sezo...
Kombëtarja shqiptare zhvilloi pasditen e sotme stërvitjen ...
Ekspertët e statistikave të OPTA kanë publikuar parashikim...
Dëmtimi i Kylian Mbappe, ka shkaktuar polemika së fundmi. ...
Kombëtarja shqiptare U-19 mbylli sot përgatitjet për ndesh...
Federata Shqiptarë e Futbollit ka njoftuar anulimin e orga...
Tashmë është zyrtare! Antoine Griezmann do të transferohet...
UEFA ka caktuar anglezin Anthony Taylor si arbitrin kryeso...
Serie A ka hyrë në një periudhë pushimi për shkak të angaz...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një 38-vjeçar është arrestuar ditën e sotme afër kthesës s...
Një kambist në Durrës ka humbur 60 mijë euro pasi është ma...
Pritet të ekstradohen sot në Shqipëri 6 shtetasit e kapur ...
Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Kardhiq-Delvinë, ...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit P...
Në prag të samitit BE–Ballkani Perëndimor, Gjermania dhe F...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...
Këtë të premte një dollar amerikan blihet me 81.3 lekë dhe...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...