web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Moti në Varshavë, merret vendimi për stadiumin e Poloni-Shqipëri

26 Mars 2026, 17:36, Sport CNA

Moti në Varshavë, merret vendimi për stadiumin e

Vendimi i fundit i organizatorëve në Varshavë ka hequr çdo dyshim mbi ndikimin e motit në sfidën mes Polonisë dhe Shqipërisë.

Stadiumi "PGE Narodowy" do të qëndrojë me çati të mbyllur gjatë gjithë takimit, duke krijuar kushte laboratorike për futboll.

Ky hap garanton që shiu apo era e fortë e parashikuar të mos pengojnë qarkullimin e topit apo performancën fizike të lojtarëve.

Përtej aspektit teknik, ky vendim pritet ta shndërrojë stadiumin, në një ambient të mbyllur, por me shumë zhurmë.

Mbyllja e impiantit bën që akustika të jetë shumë herë më e fuqishme.

Për kuqezinjtë e Silvinjos, kjo do të thotë një përballje me një atmosferë elektrizuese, por edhe një mundësi për të treguar vlerat në një fushë perfekte, ku fati i ndeshjes do të varet vetëm nga talenti dhe taktika, e jo nga rastësia e motit.





Lajmet e fundit nga