web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Bayern-PSG/ Protesta, raste të dyshimta dhe dy gola

6 Maj 2026, 20:59, Sport CNA

Bayern-PSG/ Protesta, raste të dyshimta dhe dy gola

Mbrëmjen e kësaj të mërkure, Bayern Munich dhe Paris Saint Germain përballen në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League, pas fitores 5-4 për francezët në takimin e parë.

Bayerni synon finalen e 12-të në histori dhe mbështetet në formën e mirë në shtëpi, me vetëm 1 humbje në 29 ndeshjet e fundit në Champions.

PSG kërkon të ruajë avantazhin dhe të arrijë finalen e tretë në histori për një klub francez.


BAYERN MUNICH-PSG 1-1

94' Kane/ 3' Dembele

KOMENTI LIVE: 

Mbyllet ndeshja. 

90+4′ GOOOL BAYERN 1-1/ Gjermanët gjejnë baraspeshën me Kane, i cili nuk fal pas asistit të Davie.

72′ Pranë golit sërish PSG-ja me Doue, por gjuajtja e tij shkon në rrjetën e jashtme. 

69′ Safonov bën sërish protagonist me pritjen e tij, duke i bërë u bërë bllokadë gjermanëve.

64′ Çfarë shpërthimi nga Doue, i cili dhuron spektakël, tenton drejt portës, por ndalet nga Neuer. 

57′ Tjetër pritje e rëndësishme nga Neuer, që kësaj here i thotë “jo” Kvarës. 

56′ Pranë golit të dytë PSG-ja me Doue, por gjuajtja e tij grushtohet nga Neuer.

Starton pjesa e dytë. 

Mbyllet pjesa e parë. 

44′ Safonov i mohon golin e barazimit Bayernit, duke ndalur gjuajtjen e Musialës.

33′ Neuer bën heroin duke i mohuar golin e dytë PSG-së, pas gjuatjet me kokë të Joao Neves.

31′ Lumë protestash te Bayern, gjermanët kërkojnë penallti për prekje të topit me dorë nga Joao Neves, por gjyqtari nuk mendon kështu.

Bayern-PSG/ Protesta, raste të dyshimta dhe dy gola

27′ Tjetër shkëndijë nga Olise, por gjuajtja e tij shkon ngjitur me traversën.  Bavarezët kërkojnë me ngulm golin e barazimit.

3' GOOOOOL PSG 0-1! Kundërsulm vrastar i francezëve, Dembele zhbllokon takimin. 

1' Starton supersfida. Spektakël i garantuar në "Allianz Arena". 


FORMACIONET ZYRTARE:

Bayern Munich: Neuer, Stanisic, Upamecano, Tah, Laimer, Pavlovic, Kimmich, Diaz, Musiala, Olise, Kane.

PSG: Sofanov, Zaire-Emery, Marquinhos, Pacho, Mendes, Neves, Vitinha, Ruiz, Doue, Dembele, Kvaratskhelia.





Lajmet e fundit nga