web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Kompletohet “Final Four”, Partizani mbetet zyrtarisht jashtë

6 Maj 2026, 18:57, Sport CNA

Kompletohet “Final Four”, Partizani mbetet zyrtarisht jashtë

Një javë para përfundimit të kampionatit të rregullt, Dinamo City është skuadra e katërt që siguron matematikisht pjesëmarrjen në “Final Four” të Superiores.

Skuadra dinamovite arriti këtë objektiv pas barazimit 2-2 në “Air Albania” ndaj Vorës, duke përfituar edhe nga humbja e Partizanit në transfertë ndaj Egnatias.

Me këtë rezultat, diferenca mes Dinamo City dhe Partizanit shkon në 4 pikë, duke bërë që skuadra blu të sigurojë vendin në katërshen finale një javë para fundit të kampionatit të rregullt.

Po ashtu në “Final Four” më herët e kanë siguruar pjesëmarrjen edhe Vllaznia, Elbasani dhe Egnatia.





Lajmet e fundit nga