web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E pazakontë! Flamurtari ankohet para ndeshjes me Teutën

6 Maj 2026, 14:59, Sport CNA

E pazakontë! Flamurtari ankohet para ndeshjes me Teutën

Klubi i Flamurtarit ka lëshuar një deklaratë pak para përballjes delikate me Teutën në Kategorinë Superiore, duke vënë në shënjestër caktimin e arbitrit Eldorian Hamiti.

Vlonjatët shprehin shqetësimin e tyre për faktin se në katër ndeshjet e fundit kundër durrsakëve, Hamiti është përzgjedhur për të gjykuar në tri prej tyre, pavarësisht shkresave zyrtare të dërguara në FSHF për të shprehur rezerva.

Sipas klubit kuqezi, përvoja e mëparshme me këtë arbitër ka qenë e mbushur me vendime të diskutueshme që kanë ndikuar në rezultate, duke ngritur dyshime mbi paanshmërinë e gjykimit.

REAGIMI I PLOTË:

Në prag të ndeshjes së sotme, dëshirojmë të shprehim shqetësimin tonë lidhur me përzgjedhjen e arbitrit Eldorian Hamiti për të gjykuar këtë takim.

Pavarësisht shkresave të dërguara në mënyrë zyrtare pranë Federatës Shqiptare të Futbollit, ku kemi paraqitur rezervat dhe problematikat tona të mëparshme, konstatojmë se në 4 ndeshjet e fundit ndaj Teutës, në 3 prej tyre është caktuar i njëjti arbitër.

Përvoja jonë me këtë arbitër ka qenë e shoqëruar me vendime të diskutueshme dhe situata që kanë ndikuar drejtpërdrejt në ecurinë e lojës, duke krijuar dyshime të arsyeshme mbi paanshmërinë dhe standardin e gjykimit.

Në këto kushte, ritheksojmë kërkesën tonë për një vlerësim më të kujdesshëm dhe profesional në përzgjedhjen e arbitrave, në mënyrë që të garantohet një garë e drejtë dhe transparente për të gjitha palët.





Lajmet e fundit nga