Biznesmeni Artur Shehu thyen heshtjen: Jam pronar i vjetër i tokës në Zvërnec, nuk i njoh fare investitorët
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...
Biznesmeni shqiptar Artur Shehu ka folur në emisionin Opin...

Pogradeci ka shkruar historinë në volejbollin shqiptar të femrave, duke mundur Tiranën me rezultatin 3 me 0 në ndeshjen e pestë dhe duke u shpallur kampion. Pogradecaret e mbyllin shpejt setin e parë 25 me 16, por në setin e dytë tiranaset kërkuan baraspeshën dhe shkuan në 8 me 13, por vetëm kaq, pasi pogradecaret e fituan edhe këtë set 25 me 20. Kjo fitore ka bërë që një qytet i tërë të përjetojë emocione të forta.

Me Bajraktaroviç në organizim, ekipi i trajnerit Besnik Lisha ka fituar qetësinë e duhur në një finale si kjo, ndërsa Jonson në pozicionin “4” kanë qenë “kurthi” i trajnerit ndaj Tiranës. Nga ana tjetër, skuadra kryeqytetase, pa Malajn në pozicionin “3”, nuk ka pasur forcën e duhur në goditje.
"Mundohem t'i jap ekipit energji të mirë dhe të mbajmë ritmin lart. Ndihem e mrekulluar është hera ime e parë që fitoj në një ligë. E pabesueshme, do festojmë shumë sot",-tha Bajraktareviç.
“Kur u nisa për të ardhur në Shqipëri nuk e prisja kurrë këtë, por u bekova me një grup fantastik vajzash dhe e bëmë gjithçka për njëra-tjetrën. Kemi punuar shumë fort për këtë, këtë donim. Edhe Tirana punoi shumë fort, por në fund është vetëm një ekip që ngjitet të majë”,-tha Johnson.
"Po ia dolëm tani mund të them me plot gojë që ja dolëm. E dija që nuk do ta falnim, me gjithë këtë mbështetje të qytetarëve tanë. Jemi shumë të lumtur që emri i Pogradecit do të shënohet në listën e ekipeve kampione. Kishim tifozëri të mahnitshme, nuk kishte vende, aq shumë janë. Kjo është nata e pogradecarëve dhe do festojmë",-tha kapitenja Paola Gjata.

Trajneri i ekipit, Besnik Lisha, tha me krenari se Pogradeci ishte i përgatitur për fitore.
“Absolutisht jemi përgatitur për ta fituar. Ka fituar ekipi më i mirë. Nuk ka ndodhur ndonjëherë që ekipet mike të fitojnë në fushën e kundërshtarit, siç ka ndodhur me finalet, por ka gjëra të mira dhe kjo pjesë dhe ekipet po luajnë njësoj në çdo fushë. Ky ekip, Pogradeci, është ndërtuar të jetë fitues",-tha Lisha.
Atmosfera në Pogradec ka qenë elektrizuese, me tifozët që kanë festuar gjatë për këtë arritje historike të vajzave liqenore.

Ky sezon ka qenë i jashtëzakonshëm për Pogradecin, pasi më herët liqenoret kishin fituar edhe Ligën “Gjergj Kastrioti” dhe Kupën e Republikës, duke kompletuar kështu një tripletë të artë në volejbollin shqiptar./CNA
Arsenal dhe Atletico Madrid përballen në ndeshjen e kthimi...
Gara për zonën Champions në Serinë A është bërë edhe më e ...
Skuadra e Pogradecit ka arritur një sukses historik duke u...
Është mbyllur sezoni i Kategorisë së Parë me një finale dr...
Michael Carrick është pranë konfirmimit si trajner i përhe...
Laçi është shpallur kampion i Kategorisë së Parë pas një f...
Laçi është shpallur kampion i Kategorisë së Parë, për sezo...
Situata te Chelsea po rëndohet gjithnjë e më shumë. Skuadr...
Është mbyllur pjesa e parë në sfidën Skënderbeu-Laçi, e vl...
Milani po kalon një moment të vështirë në aspektin e rezul...
E ardhmja e Tijjani Reijnders mund të jetë sërish në Serin...
Fundjava që lamë pas ishte mjaft pozitive për futbollistët...
Java e 35-të e Superiores do të luhet e gjitha ditën e mër...
Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar emërimin e Nevil Dedes si ...
Interi është zyrtarisht kampion i Italisë për sezonin 2025...
Juventusi barazoi 1-1 ndaj Veronës në Torino, duke humbur ...
Thun është shpallur kampion i Zvicrës, vetëm një sezon pas...
Janë zhvilluar sot finalet e play-off-it të Kategorisë së ...
Manchester United ka siguruar zyrtarisht pjesëmarrjen në C...
Sassuolo mposhti Milanin me rezultatin 2-0 në javën e 35-t...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Protestat e ditëve të fundit të lidhur me situatën në Zvër...
Rasti i trajtuar këtë të mërkurë, më 3 qershor, në emision...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një i dënuar është gjetur ditën e sotme i pajetë në ambien...
Disa pamje të siguruara nga CNA tregojnë zonën ku ndodhi n...
Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer mëngjesin e sotëm në ...
Drejtuesi i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, shprehu pak...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Dëshmitarët e ndodhur në Lozhan të Maliqit kanë ndarë deta...
Shqipëria po përballet me një tranzicion demografik të pap...
Ditën e enjte, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfe...
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaroi se lufta në ...
Një histori e jashtëzakonshme mbijetese është regjistruar ...
Këshilli për Zbatimin e Paqes në Bosnje e Hercegovinë (PIC...
John Bolton, ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i presid...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Qeveria synon të transformojë modelin industrial të vendit...
Kursi i këmbimit të euros me lekun ka rënë më tej këtë jav...
Marzhet e fitimeve në sektorin e ndërtimit janë rritur ndj...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...