web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Interi, zyrtarisht kampion i Italisë

3 Maj 2026, 22:38, Sport CNA

Interi, zyrtarisht kampion i Italisë

Interi është zyrtarisht kampion i Italisë për sezonin 2025-2026.

Zikaltërit kanë siguruar titullin kampion 3 javë para fundit në Serinë A.

Në javën e 35-të, skuadra e Cristian Chivut triumfoi 2-0 ndaj Parmës, duke e çuar në 12 pikë diferencën me Napolin e vendit të dytë.

Marcus Thuram zhbllokoi takimin në fundin e pjesë së parë, ndërsa dueli u vulos nga Mkhitaryan në minutën e 80-të.

Falë këtij suksesi, Interi shkon në kuotën e 82 pikëve dhe siguron titullin e 21-të kampion në Itali.

Një sezon i dominuar totalisht, që mbyllet me trofeun e kampionit.

Po ashtu Interi ka siguruar edhe finalen e Kupës së Italisë, ku do të përballet me Lazion.

Ky është trofeu i parë për trajnerin Chivu, në sezonin debutues tek Interi.





Lajmet e fundit nga