web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lushnja dhe Apolonia bien zyrtarisht, të gjitha verdiktet në Kategorinë e Parë

3 Maj 2026, 16:52, Sport CNA

Lushnja dhe Apolonia bien zyrtarisht, të gjitha verdiktet në

Apolonia dhe Lushnja kanë rënë zyrtarisht nga Kategoria e Parë në të Dytën, duke shënuar një moment kritik për dy klube me histori në futbollin shqiptar.

Në mbyllje të kampionatit, të dyja skuadrat pësuan humbje të rënda që i pozicionuan në dy vendet e fundit të renditjes.

Fierakët barazuan 4-4 Burrelit, duke e mbyllur sezonin në vendin e 11-të me 28 pikë, ndërsa Lushnja doli pa pikë nga sfida me Kastriotin ku humbi 4-1 dhe u rendit e fundit me 26 pikë.

Ndërkohë, Luftëtari dhe Kukësi arritën të shmangin rënien direkte dhe do të kërkojnë qëndrimin në kategori përmes fazës "play-out".

Sa i përket garës për ngjitje, Skënderbeu dhe Laçi kanë siguruar kalimin direkt në Superiore dhe do të ballafaqohen të hënën për titullin kampion të Kategorisë së Parë.

Pogradeci, Iliria, Besa dhe Kastrioti do të vijojnë garën në fazën "play-off" për të synuar një vend në elitë.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga