web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Bayern barazon në minutën e 100-të, Hoffenheim “digjet” në shtesë pas 6 golave

2 Maj 2026, 17:32, Sport CNA

Bayern barazon në minutën e 100-të, Hoffenheim

Pesë ndeshjet e Bundesligës, të vlefshme për javën e 32-të, prodhuan “lumë” golash dhe rezultate surprizë.

Kampionët e Bayern Munich barazuan 3-3 në shtëpi nga Heidenheim. Një autogol i portierit Ramaj në minutën e 100-të shmangu humbjen për kryesuesit. Më herët Goretzka  kishte shënuar dy herë.

Bayernit nuk i rrezikohet vendi i parë, pasi ka siguruar titullin kampion.

Duel spektakolar ishte ai mes Hoffenheim dhe Stuttgart, që u mbyll në barazim 3-3.  Dy ekipet janë në luftë për një vend në Champions dhe ndodhen në kuotë të barabartë pikësh.

Sttutgart shmangu humbjen falë një goli në minutën e 95-të, ndonëse me 10 lojtarë. Me këtë barazim, Stuttgart mban vendin e katërt me 58 pikë, po aq sa Hoffenheim që ka zbritur në vendin e pestë.

Në ndeshjet e tjera, Augsburg triumfoi 3-1 ndaj Werder Bremen, ndërsa Hamburg ftoi 2-1 ndaj Frankfurt. Union Berlin dhe Koln barazuan 2-2.





Lajmet e fundit nga