web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Qazim Laçi në version “bomber”, shifra të shkëlqyera në Turqi

1 Maj 2026, 17:19, Sport CNA

Qazim Laçi në version “bomber”, shifra të

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, po vijon paraqitjet mbresëlënëse në kampionatin turk me fanellën e Rizesporit.

Gjatë javës së 32-të të Super Ligës, 30-vjeçari shënoi golin e baraspeshës në minutën e 18-të të sfidës kundër Konyasporit.

Laçi u tregua i vëmendshëm duke shfrytëzuar një top të mbetur në zonën kundërshtare për ta dërguar në rrjetë.

Ky realizim shënon golin e tij të shtatë në 30 ndeshje të luajtura në kampionat gjatë këtij sezoni. Përveç golave, mesfushori ka kontribuar edhe me tetë asiste për shokët e skuadrës që nga transferimi i tij verën e kaluar.

Këto shifra konfirmojnë një nga periudhat më të suksesshme në karrierën e tij profesionale.





Lajmet e fundit nga