web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ekipet e mbijetesës bëjnë “ligjin”, si ndryshon renditja në Superiore

2 Maj 2026, 18:11, Sport CNA

Ekipet e mbijetesës bëjnë “ligjin”, si ndryshon

Java e 34-t e Superiores prodhoi rezultate surprizë, ku skuadrat që luftojnë për qëndrim në kategori mposhtën ekipet pretendente.

Tirana arriti një fitore minimale në transfertë ndaj Teutës falë golit të Haxhiut në minutën e 77-të, duke u barazuar me pikë me durrsakët në luftën për mbijetesë.

Bylisi gjithashtu triumfoi 1-0 ndaj Vllaznisë së vendit të dytë, duke u ngjitur në kuotën e 38 pikëve.

Surpriza më e madhe erdhi nga Vora, e cila mposhti Elbasanin kryesues me rezultatin 4-2.

Ndërkohë, Flamurtari shënoi një fitore të thellë 4-1 kundër Partizanit, duke mbajtur gjallë shpresat për mbijetesë.

Dinamo fitoi 2-0 ndaj Egnatias, duke u stabilizuar në vendin e katërt të renditjes me 48 pikë.

Standings provided by Sofascore




Lajmet e fundit nga