web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Reijnders në “orbitën” e klubit italian

4 Maj 2026, 16:42, Sport CNA

Reijnders në “orbitën” e klubit italian

E ardhmja e Tijjani Reijnders mund të jetë sërish në Serinë A, pasi Juventus po ndjek nga afër situatën e mesfushorit të Manchester City.

Holandezi u transferua verën e kaluar për rreth 70 milionë euro, por hapësirat e tij janë reduktuar ndjeshëm.

Që nga shkurti, ai ka humbur vendin në hierarkinë e Pep Guardiola, duke regjistruar gjashtë ndeshje në stol në nëntë takimet e fundit të Premier League.

Nga muaji prill, minutazhi i tij ka qenë minimal, çka ka rritur interesin e klubeve italiane. Juventus e konsideron një profil të gatshëm, edhe për shkak të eksperiencës së tij te Milani.

Megjithatë, operacioni mbetet i vështirë për shkak të kostos së lartë. Manchester City nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar dhe mund të ndikojë edhe situata e Bernardo Silva.





Lajmet e fundit nga