web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arsenal në finale, Atletico eliminohet nga Champions

5 Maj 2026, 21:01, Sport CNA

Arsenal në finale, Atletico eliminohet nga Champions

Arsenal dhe Atletico Madrid përballen në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Champions League, pas barazimit 1-1 në takimin e parë.

Arsenali synon rikthimin në finale pas 20 vitesh dhe këtë sezon mbetet i pamposhtur me 10 fitore dhe 3 barazime.

Në anën tjetër, Atletico Madrid vjen pas fitores 2-0 ndaj Valencias dhe kërkon finalen e parë që nga sezoni 2015/16.


ARSENAL-ATLETICO MADRID 1-0

Mbyllet sfida. 

90′ Akordohen 5 minuta shtesë.

80′ Arsenali menaxhon mjaft mirë epërsinë, duke mos i lënë hapësira spanjollëve.

66′ Pranë golit Arsenali me Gyokeres, por sulmuesi suedez nuk finalizon dot një shans të artë në afërsi të pikës së penalltisë.

51′ E pabesueshme çfarë katranos Giovani Simeone, argjentinasi shpërdoron një rast të artë me portën e boshatisur, teksa u vu në presion nga Saliba.

44′ GOOOL ARSENAL 1-0/ Zhbllokohet sfida, Saka kalon në avantazh vendasit! Shpërthen festa në Londër.

35′ Ndizet sfida, Arsenali e rrit ndjeshëm presionin. Kërkohet edhe 100 metërsh, por gjyqtari vijon lojën.

25′ Minuta të kujdesshme, ende asnjë gjuajtje në kuadrat.

10′ Start i ekuilibruar, mungojnë rastet e rrezikshme në portat respektive.

1'- Starton gjysmëfinalja e Champions League. 





Lajmet e fundit nga