web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Trajneri që po i mahnit të gjithë në Serinë A

6 Maj 2026, 19:54, Sport CNA

Trajneri që po i mahnit të gjithë në Serinë A

Fabio Grosso konsiderohet si një nga trajnerët më në formë të momentit pas rezultateve të arritura me Sassuolon.

Ai ka udhëhequr skuadrën drejt një sezoni të qëndrueshëm në Serie A, duke e mbajtur larg zonës së rrezikut, pavarësisht se në fillim konsiderohej si ekip për mbijetesë.

Më parë, Grosso kishte siguruar ngjitjen në elitë me pesë javë para përfundimit të sezonit në Serie B. Sukseset e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve si Fiorentina, Bologna, Lazio dhe Napoli.

Te Fiorentina ai shihet si një alternativë për të zëvendësuar Vanolin, ndërsa konkurron me De Rossin për këtë rol.

Grosso ka kontratë edhe për një vit me Sassuolon, ndërsa largimi i tij do të kërkonte një dëmshpërblim.

Përveç rezultateve, ai është vlerësuar edhe për stilin e lojës të bazuar kryesisht në skemën 4-3-3. Ky sistem përfshin organizim të qartë në mbrojtje dhe lëvizje të koordinuara në sulm.





Lajmet e fundit nga