web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Lajm i keq për tifozët e Milanit, Tonali humbet ndeshjen ndaj Udinezes/ Ja kush do ta zëvendësojë

9 Gusht 2022, 12:55, Sport CNA

Psherëtimë lehtësimi në shtëpinë e Milanit. Analizat të cilave iu nënshtrua Sandro Tonali, fatmirësisht kanë përjashtuar dëmtimet tendinave.

Megjithatë “La Gazzetta dello Sport” raporton se lojtarit do t’i duhet të qëndrojë në stërvitje më vete për disa ditë dhe si rrjedhojë ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e parë të sezonit të ri të Serisë A, atë ndaj Udinezes që do të zhvillohet të shtunën.

Më tej media italiane thekson se do të ishte shumë mirë nëse mesfushori do të jetë në dispozicion të Piolit për përballjen ndaj Atalantës.

Me Tonalin jashtë, në përballjen e raundit të parë në formacionin e Milanit krijohet hapësirë për Krunic, me këtë të fundit që u shfaq në formë të shkëlqyer në miqësoret e fundit të verës.





Lajmet e fundit nga