Milani fiton me vuajtje para Interit, kuqezinjtë i falen dy golave në fund
Milan fitoi 2-0 në transfertë ndaj Cremoneses në Serie A, ...

Me hyrjen e muajit mars rikthehen emocionet për të gjithë shqiptarët e apasionuar pas futbollit. Një muaj që sjell jo vetëm kuqezinjtë në fushë për vitin 2026, por edhe objektiva të mëdha dhe sfida historike për të gjitha ekipet tona kombëtare.
Për herë të parë në histori, Kombëtarja A do të luajë në fazën play-off të Botërorit, duke shënuar një moment kulmor për futbollin shqiptar. Përballë do të jetë Polonia, një kundërshtar me traditë dhe eksperiencë, në sfidën që do të zhvillohet në Varshavë më 26 mars, ora 20:45.
Në varësi të rezultatit të kësaj përballjeje, Shqipëria do të luajë më 31 mars, ora 20:45, ndaj fitueses ose humbëses së çiftit Ukrainë/Suedi, me gjithçka që do të vendoset nga dueli i 26 marsit.
Edhe Kombëtarja U-21 nis një mision të veçantë ndërkombëtar në Antalia të Turqisë. Skuadra e drejtuar nga Alban Bushi do të përballet në një miqësore speciale me përfaqësuesen e Japonisë më 27 mars, ndërsa tre ditë më vonë do të luajë një tjetër sfidë prestigjioze ndaj Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Muaji mars sjell edhe nisjen e një tjetër rrugëtimi për Kombëtaren U-19, që starton fushatën kualifikuese për Europianin 2027. Nën drejtimin e Fatjon Tafajt, kuqezinjtë do të luajnë ndeshjet e grupit B4 në “Shtëpinë e Futbollit”. Më 25 mars do të përballen me Luksemburgun, më 28 mars me Maltën dhe më 31 mars me Norvegjinë, të treja sfidat në ora 15:00.
Në fushë do të zbresë edhe Kombëtarja U-17 për djem, ku trajneri Armand Dama do të debutojë në pankinë në dy ndeshje miqësore ndaj Letonisë, më 26 dhe 28 mars, në stadiumin e Vorës.
Paralelisht, Kombëtarja e vajzave ka nisur përgatitjet për kualifikueset e Botërorit 2027. Skuadra e drejtuar nga Armir Grima do të luajë më 3 mars në transfertë ndaj Malit të Zi në Nikshiq, ora 14:00, ndërsa më 7 mars, ora 18:00, do të presë Çekinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Të dyja ndeshjet do të transmetohen live në FSHF TV.
Ndërkohë, Kombëtarja U-17 për vajza do të zbresë në fushë më 4 mars në “Shtëpinë e Futbollit”, ora 14:00, përballë Izraelit, në një tjetër sfidë të rëndësishme të kalendarit ndërkombëtar.
Ky muaj është i mbushur me sfida, emocione dhe objektiva të mëdha për të gjitha përfaqësueset kuqezi.
Kombëtarja A
Poloni – Shqipëri, 26 mars, ora 20:45, PGE Narodowy
Ukrainë – Suedi/ Poloni – Shqipëri, 31 mars, ora 20:45
Kombëtarja U-21
Japoni – Shqipëri, 27 mars, ora 12:00, Antalia
SHBA – Shqipëri, 30 mars, 15:00, Antalia
Kombëtarja U-19
Raundi i parë i kualifikueseve të Europianit 2027
Luksemburg – Shqipëri, 25 mars, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri – Malta, 28 mars, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”
Shqipëri – Norvegji, 31 mars, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”
Kombëtarja U-17
Shqipëri – Letoni, 26 mars, ora 11:30, Vorë
Shqipëri – Letoni, 28 mars, ora 10:00, Vorë
Kombëtarja A – Vajza
Mal i zi – Shqipëri, 3 mars, ora 14:00, Nikshiq
Shqipëri – Çeki, 7 mars, ora 18:00, “Loro Boriçi”
Kombëtarja U-17 – Vajza
Raundi i dytë i kualifikueseve të Europianit 2026
Shqipëri – Izrael, 4 mars, ora 14:00, “Shtëpia e Futbollit”
Milan fitoi 2-0 në transfertë ndaj Cremoneses në Serie A, ...
Rey Manaj ishte vendimtar në fitoren 1-0 të Sivassporit në...
Interi ka mposhtur Genoan me rezultatin 2-0 në "San Siro",...
Teuta dhe Flamurtari barazuan 1-1 në ndeshjen e javës së 2...
Bayern Munich fitoi 3-2 në transfertë ndaj Borussia Dortmu...
Napoli fitoi 2-1 në transfertë ndaj Hellas Verona, falë nj...
Barcelona ka hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampi...
Anis Mehmeti po zhvillon sezonin më të mirë të karrierës s...
Partizani fitoi 2-0 ndaj Egnatias në javën e 26-të të Supe...
Elbasani barazoi 1-1 ndaj Bylisit në javën e 26-të të Supe...
Java e 28-të e Premier League ka dhuruar spektakël dhe një...
Como vazhdon të mahnisë futbollin italian, duke korrur një...
Anis Mehmeti po konfirmon se ky është sezoni i tij "artë" ...
Dinamo u rikthye te fitorja në Superiore, duke mposhtur 2-...
Janë mbyllur tri ndeshjet e Kategorisë së Parë, të vlefshm...
Kombëtarja shqiptare U-21 do të luajë një tjetër ndeshje m...
Vllaznia fitoi 3-1 ndaj Tiranës në javën e 26-të të kampio...
Një tjetër kapitull i rivalitetit mes Real Madrid dhe Manc...
Pavarësisht eliminimit të Inter dhe Juventus nga Champions...
Mediat portugeze raportojnë se Gianluca Prestianni iu ka p...
Irfan Hysenbelliu, pretendon që është biznesmen i madh, nj...
Vrasja e efektivit Enea Mekolli në krye të detyrës ka nxje...
Rasti i radhës i transmetuar në emisionin “Stop”, këtë të ...
Rasti i publikuar këtë të enjte, më 4 qershor, në emisioni...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier–Levan, në ...
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në aksin...
Në vijim të bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol ...
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e kësaj të shtune në Shk...
Shqiptarët janë zyrtarisht populli që punon më shumë në Eu...
Kjo e shtunë do të karakterizohet nga mot kryesisht i kthj...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Për shumë fëmijë dhe adoleshentë pushimet e gjata verore j...
Këshilltari ushtarak i udhëheqësit suprem të Iranit, Mohse...
Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Pete Hegseth, deklaroi se...
Një gjyqtar federal në Rhode Island rrëzoi një politikë të...
Mijëra shtetas të Kosovës që jetojnë jashtë vendit po voto...
Korça është gati të çelë sezonin veror me një nga ngjarjet...
Dy vite pas ndarjes nga jeta, poeti i njohur korçar, Skënd...
Muzeu Etnografik i Beratit ka hapur dyert për vizitorët pa...
Historia e Harilla Bakallit është një nga dëshmitë më rrëq...
Bordi i Transparencës në mbledhjen e ditës së sotme ka ven...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.4 lekë dhe...
Pavarësisht përpjekjeve shumëvjeçare për bashkëpunim rajon...
Shqipëria është vendi me nivelin më të lartë të privimit t...