web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Përmbysje me gol në fund, Dinamo rikthehet te fitorja  

28 Shkurt 2026, 15:44, Sport CNA

Përmbysje me gol në fund, Dinamo rikthehet te fitorja  

Dinamo u rikthye te fitorja në Superiore, duke mposhtur 2-1 në transfertë Vorën në javën e 26-të. Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndonëse pati disa tentativa nga të dyja skuadrat.

Vora kaloi në avantazh në minutën e 52-të me anë të Luis Felipe, pas një aksioni të ndërtuar mirë.

Reagimi i Dinamos ishte i menjëhershëm dhe Malomo barazoi vetëm dy minuta më pas me një goditje nga jashtë zone.

Në minutën e 67-të, Vrapi u ndëshkua me karton të kuq, duke lënë vendasit me 10 lojtarë. Në superioritet numerik, skuadra e drejtuar nga Daja shtoi presionin në sulm.

Goli i fitores erdhi në minutën e katërt shtesë, kur Teixeira realizoi me një goditje të fortë nga distanca.

Me këtë sukses, Dinamo ngjitet në kuotën e 39 pikëve në vendin e katërt, ndërsa Vora mbetet e shtata me 26 pikë.





Lajmet e fundit nga