"Flamingot me qeleshe të bulevardit tentuan një vatër të re"/ Rama publikon videon nga Banjat e Bënjës në Përmet
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...
Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetet social...

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka uruar Presidentin e FIFA-s, Gianni Infantino, me rastin e 10-vjetorit të tij në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror.
Përmes një video-mesazhi, Presidenti Duka ka shprehur vlerësimin për lidershipin dhe vizionin e Presidentit Infantino gjatë kësaj dekade, duke theksuar se nën drejtimin e tij FIFA ka hyrë në një fazë të re zhvillimi, me më shumë investime, përfshirje dhe standarde më të larta në çdo kontinent.
Presidenti Duka vlerësoi gjithashtu rritjen e mbështetjes për federatat anëtare dhe ndikimin pozitiv që këto reforma kanë pasur edhe në zhvillimin e futbollit shqiptar.
Federata Shqiptare e Futbollit, së bashku me Presidentin Duka, i uron Presidentit Gianni Infantino shumë suksese në vijim dhe shpreh mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe partneritetin e fortë me FIFA-n.
FSHF thekson se do të vazhdojë të punojë ngushtë me institucionin ndërkombëtar për projekte që avancojnë futbollin shqiptar dhe kontribuojnë në vizionin global të këtij sporti.
Në vijim, mesazhi i plotë i Presidentit Duka:
I nderuar zoti President Infantino,
I dashur Gianni,
Në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe të të gjithë komunitetit të futbollit shqiptar, dëshiroj t’ju përgëzoj ngrohtësisht në dhjetëvjetorin tuaj si President i FIFA-s.
Gjatë këtyre dhjetë viteve të presidencës suaj, FIFA ka hyrë në një epokë të re. Organizata është transformuar në çdo drejtim, me qeverisje më të fortë, të ardhura në rritje, transparencë të shtuar dhe një nivel më të lartë të dukshmërisë globale dhe profesionalizmit.
Kemi qenë dëshmitarë të një Kupe Bote të organizuar në standardet më të larta, si dhe të një Botërori për Klube të jashtëzakonshëm, që na dhuroi futboll fantastik. Përtej garave kryesore, aktivitetet e FIFA-s për djemtë dhe vajzat e reja në mbarë botën janë organizuar me kujdes dhe cilësi të jashtëzakonshme.
Gjatë kësaj dekade, përkushtimi juaj ndaj solidaritetit dhe unitetit ka dhënë rezultate mbresëlënëse. Financimi për federatat anëtare është rritur ndjeshëm dhe ne jemi të bindur se ky progres do të vazhdojë edhe në vitet në vijim.
Në Shqipëri, ne kemi përfituar shumë nga programi FIFA Forward.
Së bashku me ju, zoti President, inauguruam Shtëpinë tonë të Futbollit në Tiranë, një projekt që qëndron si një nga investimet më të rëndësishme në vendin tonë, jo vetëm në sport, por edhe përtej sportit. Ai përfaqëson mundësi, zhvillim dhe një të ardhme për brezat e ardhshëm.
I dashur Gianni,
Ju uroj forcë dhe vendosmëri të vazhdueshme për të udhëhequr FIFA-n me të njëjtin pasion, të njëjtën energji dhe të njëjtat prioritete të qarta.
Edhe një herë, urime për këtë moment të rëndësishëm për ju dhe për FIFA-n.
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka pritur në një takim ...
Juventusi është eliminuar nga Champions League, në fazën “...
Real Madrid dhe PSG-ja janë kualifikuar në fazën e 16 më t...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, zhvillohen ndeshjet e kthimit...
Atalanta ka realizuar një përmbysje historike në "Gewiss S...
Kombëtarja e vajzave zbriti paraditen e sotme në fushë për...
Kombëtarja U-17 e vajzave mbylli sot përgatitjet në prag t...
Lorent Tolaj pritet të jetë një nga emrat më të nxehtë në ...
Eliminimi i Inter nga Champions League erdhi pas dy ndeshj...
Rikthimi i Orges Shehit në pankinën e Tiranës vjen në një ...
Pas finales së humbur në Champions League sezonin e kaluar...
Një delegacion i UEFA-s ka mbërritur në Shqipëri për një v...
Objektivi i Milan-it për muajt e mbetur të sezonit është r...
Mbrëmjen e kësaj të mërkure, zhvillohen ndeshjet e kthimit...
Interi është eliminuar në fazën “play off” të Champions Le...
Mbrëmjen e sotme, zhvillohen 3 ndeshjet e kthimit të fazës...
Atlético Madrid siguroi kualifikimin për në raundin e 16 m...
Seku Sidibe konsiderohet si afrimi më i rëndësishëm i Part...
Orges Shehi ka nisur zyrtarisht punën në krye të Tiranës, ...
Juventus po përgatit një goditje të madhe për merkaton e v...
Katër muaj më parë, më datë 11 mars, CNA iu drejtua me një...
Sokol Sadushi, kryetari i Gjykatës së Lartë, është njeriu ...
Gazetari Elton Qyno ka bërë një denoncim në lidhje me puni...
Pas denoncimit të parë, emisioni "Plug" ka vijuar sërish i...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit (KPA) vendosi këtë të hën...
Vettingu i KPA-së vendosi këtë të enjte shkarkimin e p...
Suela Salavaçi, me detyrë prokurore në Prokurorinë e T...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka rikthyer në detyrë pro...
Policia e Tiranës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen ...
Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Le...
Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e shënuar këtë mbrëmje...
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e së pr...
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosfer...
Ditën e sotme kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme....
Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga pothuajse e një...
Ndërsa ndryshimi i klimës ngroh ujërat bregdetare në Evrop...
Princi William është tashmë më i pasur se babai i tij, Mbr...
Venezuela po përballet me pasojat tragjike të dy tërmeteve...
Presidenti i Serbisë, Alesandar Vuçiç ka njoftuar ditën e ...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka njoftuar se do ...
Edicioni i këtij viti i Gjon Mili International Video Art ...
Në Bibliotekën “Thimi Mitko” në Korçë u zhvillua promovimi...
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ka organizuar një mbrëmje ...
Këtë të mërkurë u nda nga jeta aktori i shquar i kinematog...
Sektori i peshkimit ka shënuar një performancë shqetësuese...
Këtë të shtunë një dollar amerikan blihet me 81.8 lekë dhe...
Tregu i sigurimeve po rritet me ritme më të ngadalta këtë ...
Financimi i sistemeve shëndetësore dhe menaxhimi i kostove...