web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shehi debuton me humbje, Vllaznia triumfon ndaj Tiranës

27 Shkurt 2026, 21:05, Sport CNA

Shehi debuton me humbje, Vllaznia triumfon ndaj Tiranës

Vllaznia fitoi 3-1 ndaj Tiranës në javën e 26-të të kampionatit, në stadiumin “Loro Boriçi”.

Tirana kaloi e para në avantazh me Xhixhën në minutën e 25-të. Vllaznia reagoi shpejt dhe barazoi me Bismark në të 31-ën.

Në fillimin e pjesës së dytë, një autogol i Kortez përmbysi rezultatin në favor të vendasve. Në minutën e 71-të, Bekim Balaj shënoi nga penalltia për 3-1.

Me këtë fitore, Vllaznia mban vendin e parë me 51 pikë, ndërsa Tirana renditet e nënta me 21 pikë. Në stolin bardheblu debutoi trajneri Orges Shehi, i cili e nisi aventurën me humbje.





Lajmet e fundit nga