web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Barcelona afrohet me titullin, Yamal shpërthen me tripletë golash

28 Shkurt 2026, 19:18, Sport CNA

Barcelona afrohet me titullin, Yamal shpërthen me tripletë golash

Barcelona ka hedhur një hap të sigurt drejt titullit kampion në La Liga, duke mposhtur Villarrealin me rezultatin bindës 4-1 në "Spotify Camp Nou".

Heroi në këtë sfidë të vlefshme për javën e 26-të ishte padyshim 18-vjeçari Lamine Yamal, i cili realizoi një tripletë golash, duke konfirmuar statusin e tij si një nga yjet e futbollit botëror. Serinë e golave për katalanasit e mbylli Robert Leëandoëski, ndërsa goli i vetëm i Gueye për miqtë shërbeu vetëm për statistikë.

Me këtë sukses, skuadra e Hansi Flick ngjitet në kuotën e 64 pikëve, duke mbajtur një distancë prej 4 pikësh nga Real Madridi ndjekës, i cili ka një ndeshje më shumë për të luajtur.

Pavarësisht humbjes së rëndë, Villarreal mbetet në zonën Champions, duke mbajtur vendin e tretë me 51 pikë.





Lajmet e fundit nga