web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Partizani triumfon ndaj Egnatias, dy gola dhe karton i kuq në kryeqytet

28 Shkurt 2026, 18:48, Sport CNA

Partizani triumfon ndaj Egnatias, dy gola dhe karton i kuq në kryeqytet

Partizani fitoi 2-0 ndaj Egnatias në javën e 26-të të Superiores, duke konfirmuar momentin pozitiv në kampionat.

Të kuqtë zhbllokuan sfidën që në minutën e 8-të me Muratajn, pas asistimit të Skukës. Vetëm gjashtë minuta më vonë, Sidibe dyfishoi shifrat, sërish me asist të Skukës, duke përfituar nga një gabim.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të vendasve. Në fraksionin e dytë, Egnatia tentoi të reagojë, por pa arritur të ndryshojë rezultatin.

Në minutën e 71-të, Aleksi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë miqtë me 10 lojtarë.

Deri në fund nuk pati ndryshim shifrash dhe Partizani mori tre pikët, duke u ngjitur në kuotën e 39 pikëve në vendin e pestë, ndërsa Egnatia mbetet e treta me 46 pikë.





Lajmet e fundit nga